Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozues në panairin shumë të njohur në botë “Heimtextil”, i cili zhvillohet tradicionalisht në Frankfurt të Gjermanisë. Ky panair konsiderohet të jetë një event i vlefshëm për ekspozuesit dhe blerësit, ku takohet e gjithë industria e tekstilit për të lansuar në treg produkte të reja për shtëpi nga trendet e fundit.
Comodita apo Ventius International po merr pjesë në panairin “Heimtextil 2022” me një sipërfaqe prej 180 m2 dhe po ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si shpuzë, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëkë ergonomikë e anatomikë dhe mbishtresa dysheku të prodhuara me teknologjinë më moderne për t’ua ofruar klientëve të saj komoditetin e nevojshëm.
Comodita ka pasur vizita të shumta nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime, ku është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të tregut.
Drejtori ekzekutiv, Eroll Shabi, e konsideron këtë panair si destinacionin e duhur për të lansuar produktet dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtarë që të shohin tendencat më të fundit në industrinë e gjumit.
“Pjesëmarrja në këtë panair paraqet një rast unik për rritjen e potencialit të tregut, përkatësisht përfitimin e klientëve të rinj. Si rrjedhojë, vetëm për dy ditët e para janë arritur 6 marrëveshje bashkëpunimi me kompani të mëdha që veprojnë në Amerikë, Gjermani, Francë dhe Britani të Madhe”, thekson ai.
Ndërsa përgatitjet rreth stendës që kompania dhe produktet të duken në nivelin sa më të lartë kanë filluar qysh para një viti.
“Me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të kompanisë në këtë panair, përgatitjet në aspektin vizual të stendës, komunikimit, promovimit dhe dizajnimit të produkteve përfshijnë periudhën 1-vjeçare. Së bashku me një ekip profesional, është punuar me qëllim të ekspozimit sa më unik, duke përdorur inovacionet e fundit teknologjike. Kjo ka rezultuar që stenda e Comoditas të jetë shumë atraktive për vizitorët, nga të cilët kemi marrë feedback pozitiv”, thekson menaxherja e marketingut, Albana Gazija-Qaushi.
Ndër të tjera, përfaqësues të shitjes dhe eksportit pranë Comoditas potencojnë se po vlerësohet lart performanca e kompanisë si rezultat i afirmitetit nëpër botë.
Kapacitetet e larta të prodhimit, zhvillimi dhe inovacionet në produkte të prezantuara në panair po sjellin bashkëpunim me kompani prestigjioze.
Panairi “Heimtextil” është i hapur për vizitorët nga datat 21-24 qershor dhe po marrin pjesë 2300 ekspozues nga 63 vende të botës, derisa pritet të vizitohet nga mbi 60,000 vizitorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City