LAJMI I FUNDIT:

Përfundon rinumërimi, NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës

Përfundon rinumërimi, NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1,408 vendvotimeve me vendim të Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresava.

Merret vesh se pas këtij rinumërimi koalicioni NISMA-AKR-PD përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive, ndërsa pas rinumërimit e ka rritur në 30 vota mbi prag, njofton Klan Kosova.

Deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re pritet të jenë Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi theksoi se ka përfunduar procesi i rinumërimit, por nuk ka treguar rezultatin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të rinumërimit tha se brenda 24 orësh mund të parashtrohen ankesa nga subjektet politike në administrim të numërimit që është zhvilluar në QNR.

“Para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve, merr konfirmimin nga ana e PZAP-it dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje e cila është në shqyrtim. Pra, në momentin kur të kemi këto konfirmime, si institucion mund të procedojmë për certifikimin e rezultatit përfundimtar”, tha Elezi.

Ai tha se rezultatet zgjedhore do të publikohen në ueb-faqen e KQZ-së.

Ndërkohë, në KQZ kanë arritur 392 pako me fletëvotime nga diaspora më 12 nëntor.

Lidhur me këtë çështje në PZAP, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një ankesë duke kërkuar verifikimin dhe numërimin e tyre.

Kujtojmë se te rinumërimi ka ardhur  pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cli ka pranuar 53 ankesa të bazuara dhe prej tyre për 52 ankesa Paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 1,408 vendvotimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori