Përfundon numërimi i votave për Asamble Komunale në 23 komuna - ja cilat parti dolën të parat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për Asambletë Komunale në 23 komuna të Kosovës, për zgjedhjet e mbajtura më 12 tetor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, komunat ku është përmbyllur ky proces janë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Fushë Kosovë, Kamenicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.
Në këto komuna është bërë edhe renditja preliminare e partive sipas numrit të votave të fituara për kuvendet komunale.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, partia që prin në secilën komunë sa i përket votave për asamble është si më poshtë:
Gjakovë – partia që renditet e para është AAK me bartës të listës Ardian Gjini me 32,30% apo 11,785 vota) e dyta është LVV me bartëse të listës Mimoza Shala me 18,73% apo 6,833 vota dhe e treat është PDK me bartës të listës Hajdar Beqa me 15,50% apo 5,654 vota.

Gjilan – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Alban Hyseni me 38,08% apo 15,065 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Arbër Ismjali me 29,05% apo 11,904 vota dhe e treta është PDK me bartës të listës Riad Rashiti 14,50% apo 5,943 vota.

Dragash – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Bexhet Xheladini me 33,29% apo 3,952 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Granit Rifaj me 28,49% apo 3,383 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Jetmir Ajdini me 15,59% apo 1,851 vota.

Fushë Kosovë – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Shpend Bardiqi me 33,97% apo 6,723 vota, e dyta është LDK me bartëse të listës Mirlinda Krasniqi me 29,11% apo 5,761 vota dhe e treta renditet PDK me bartës të listës Rrahim Tërnava me 20,01% apo 3,959 vota.

Kamenicë – partia që renditet e para është LVV me bartëse të listës Ardita Dërmaku me 38,85% apo 5,346 vota, e dyta është PSD me bartëse të listës Labinot Haxhiu me 19,52% apo 2,686 vota dhe e treta është AAK me bartës të listës Faton Jakupi me 15,74% apo 2,166 vota.

Lipjan – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Imri Ahmeti me 45,57% apo 13,261 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Shukri Buja me 31,19% apo 8,696 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Alban Salihu me 15,45% me 4,308 vota.

Novobërdë – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartëse të listës Ivana Ivanoviq me 62,17% apo 3,416 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Bajrush Ymeri me 19,11% apo 1,050 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Abdyl Gashi me 8,74% apo 480 vota.

Obiliq – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Bajram Hashani me 43,13% apo 5,052 vota, e dyta është LVV me bartës të listës Halil Thaçi me 42,24% apo 4,947 vota dhe e treta Lista Serbe me bartës të listës Goran Dançetoviq me 9,54% apo 1,118 vota.

Pejë – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Gazmend Muhaxheri me 39,89% apo 15,415 vota, e dyta është AAK me bartës të listës Arbër Grabovci me 20,87% apo 8,065 vota, e treta renditet LVV me bartës të listës Berat Ganiqi me 20,64% apo 7,975 vota.

Podujevë – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Shpejtim Bulliqi me 43,22% apo 15,468 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Ekrem Hyseni me 35,43% apo 12,681 vota dhe e treta është PDK me bartës të listës Isak Shabani me 10,74% apo 3,845 vota.

Shtime – partia që renditet e para është LVV me bartës të listës Adnan Ademi me 40,31% apo 5,115 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Rrhaman Jakupi me 33,21% apo 4,214 vota dhe e treta renditet LDK me bartës të listës Haqif Arifi me 22,08% apo 2,802 vota.

Shtërpcë – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartëse të listës Sasha Krstiçiq me 62,38% apo 3,868 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Fikrih Hasani me 8,08% apo 501 vota dhe e treta është Za Slobodu Pravdu i Osptanak me bartës të listës Danijel Vasiljeviq me 7,48% apo 464 vota.

Suharekë – partia që renditet e para është AAK me bartës të listës Bexhet Kuçi me 34,94% apo 8,491 vota, e dyta është LDK me bartës të listës Ardian Shala me 29,90% apo 7,267 vota dhe e treta PDK me bartës të listës Dardan Berisha me 17,80% apo 4,325 vota.

Vushtrri – partia që renditet e para është PDK me bartës të listës Ferit Idrizi me 38,32% apo 10,710 vota, e dyta është LVV me bartës të listës Sylejman Meholli me 26,10% apo 7,295 vota, e treta LDK me bartës të listës Xhafer Tahiri me 21,36% apo 5,968 vota.

Zubin Potok – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Srgjan Vuloviq me 75,77% apo 2,918 vota, e dyta LVV me bartës të listës Vedat Mehmeti me 5,40% apo 208 vota dhe e treta Srpski Narodni Pokret me bartëse të listës Milija Bishevac 5,09% apo 196 vota.

Malishevë – partia që renditet e para është Nisma Socialdemokrate me bartës të listës Halil Morina me 45,54% apo 8,721 vota, e dyta është PDK me bartës të listës Mevludin Mazreku me 20,63% apo 3,951 vota dhe e treta LDK me bartës të listës Fatmir Ademaj me 14,32% apo 2,742 vota.

Junik – partia që renditet e para është LDK me bartës të listës Ruzhdi Shehu me 38,63% apo 921 vota, e dyta është AAK me bartës të listës Leonard Llolluni me 38,26% apo 912 vota dhe e treta është LVV me bartës të listës Jetmir Tofaj me 18,83% apo 449 vota.

Mamushë – partia që renditet e para është KDTP me bartës të listës Abdulhadi Krasniq me 52,52% apo 1,519 vota, e dyta është Mamusha Halk Hareketi me bartës të listës Fikret Morina me 32,33% apo 935 vota dhe e treta Kosova Adalet Turk Partisi me bartëse të listës Fatma Morina me 11,17% apo 323 vota.

Hani i Elezit – partia që renditet e para është PDK me bartës të listës Basri Dernjani me 38,31% apo 1,786 vota, e dyta është LVV me bartëse të listës Medina Imishti me 22,80% apo 1,063 vota dhe e treta është AAK me bartës të listës Menduh Vlashi me 19,71% apo 919 vota.

Graçanicë – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Novak Zhiviq me 64,04% apo 6,839 vota, e dyta është Aleanca Shqiptare me bartës të listës Leutrim Ajeti me 23,01% apo 2,458 vota dhe e treta Za Slobodu Pravdu i Osptanak me bartës të listës Igor Rashiq me 10,03% apo 1,071 vota.

Ranillug – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartëse të listës Tanja Antiq me 81,52% apo 2,179 vota, e dyta është Za Slobodu Pravdu i Osptanak me bartës të listës Igor Mitiq me 11,78% apo 315 vota dhe e treta renditet Srpski Narodni Pokret me bartës të listës Ivan Petroviq me 5,80% apo 155 vota.

Partesh – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Dragan Pektoviq me 96,13% apo 1,887 vota dhe e dyta është Kosovski Savez me bartës të listës Sladjan Mladenoviq me 3,87% apo 76 vota.

Kllokot – partia që renditet e para është Lista Serbe me bartës të listës Bozhidar Dejanoviq me 40,90% apo 843 vota, e dyta është Srpska Narodna Sloga me bartës të listës Serçko Spasiq me 18,34% apo 378 vota dhe e terta renditet LDK me bartës të listës Blerim Fejza me 9,80% apo 202 vota.

Procesi i numërimit është duke u zhvilluar edhe në komunat e tjera nën mbikëqyrje të vëzhguesve të KQZ-së.
Këto rezultate janë preliminare dhe mund të ndryshojnë pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe procesit të numërimit të votave të diasporës, me kusht dhe atyre të perosnave me nevoja të veçanta.
Përveç organizimit të votimit në 2,571 vendvotime të rregullta, KQZ ka mundësuar votimin me kusht në 54 vendvotime të tjera, votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për 3,467 votuesit me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës përmes postës për 43,933 shtetasit e Kosovës.
Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta dhe i fletëvotimve nga votimi jashtë Kosovës, do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pasi të përfundon procesi në Qendra Komunale të Numërimit.
Sipas të dhënave preliminare të deritashme nga KQZ, në 54 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi, kemi 2,119 zarfe me fletëvotime. Nga votimi jashtë Kosovës, nga tërheqja e dërgesave postare që është bërë nga 22 kuti postare, nga gjithsej 23, numri i zarfeve të supozuara me fletëvotime është 33,258.
Zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën e 12 tetorit ku të drejtën e votës e ushtruan 791 mijë e 123 qytetarë, që përbën 39.07% të votuesve nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona me të drejtë vote. /Telegrafi/




















































