LAJMI I FUNDIT:

Përfundon festa, Greqia rikthen masat e ashpra të bllokimit – shkaku i coronavirusit

Përfundon festa, Greqia rikthen masat e ashpra të bllokimit – shkaku i coronavirusit

Një bllokim i rreptë në Greqi u shtri të shtunën, pas një relaksimi të masave gjatë periudhës festive të fundvitit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bllokimi një javor do të hyjë në fuqi të dielën dhe do të përfundojë më 11 Janar.

Gjatë kësaj kohe, “të gjitha aktivitetet dhe shërbimet që u lejuan gradualisht para Krishtlindjeve janë pezulluar”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një adresim televiziv.

Një shtetrrethim për natën që do të fillojë nga ora 21:00 deri në 05:00 me kohën lokale do të rikthehet dhe shërbimet fetare, janë të ndaluara.

Shkollat do të mbesin të mbyllura, gjithashtu.

“Rastet e reja janë ende të larta dhe presioni mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit vazhdon. Spitalet tona vazhdojnë të trajtojnë një numër të madh të pacientëve. Për fat të keq, rreth 2,500 bashkëqytetarë tanë kaluan Krishtlindjet në shtretërit e spitaleve për COVID-19, ndërsa më shumë se 400 janë akoma në Kujdes Intensiv”, ka thënë Petsas.

“Këto të dhëna kërkojnë që ne të qëndrojmë vigjilentë, të bëjmë gjithçka që mundemi për të zvogëluar më tej përhapjen e coronavirusit në vendin tonë”, shtoi ai.

Ndryshe, që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, më shumë se 4,600 njerëz kanë vdekur në Greqi dhe gati 136,000 infeksione janë konfirmuar, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori