LAJMI I FUNDIT:

A përfundon çështja e Marrëveshjes së Ohrit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve? (Video)

A përfundon çështja e Marrëveshjes së Ohrit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve? (Video)

Kryeministri i vendit Zoran Zaev është shfaur kontradiktor në deklaratën e tij për sa i përket përmbylljes së kapitullit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai  në New York theksoi se me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshja e Ohrit e përfundon misionin e saj.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është diçka që paraqet pengesë të veçantë juridike dhe formale në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ne mbyllim Marrëveshjen e Kornizë të Ohrit. Dhe jo vetëm kaq, japim mundësi që përfundimisht të vendosen në arkiva të gjitha këto çështje të hapura dhe të gjithë të drejtohemi drejtë çështjeve, siç thash”, tha Zaev.

Pas intervistës së tij dhënë për emisonin 360 gradë, sot nga Shkupi, kryeministri ndryshoi qëndrimin e tij.  Kësaj radhe ai vlerëson se MO do të përfundojë kur bashkësitë etnike do të gëzojnë barazi të plotë në raport me shtetin.

“Mbetet që Marrëveshja e Ohrit  t’i realizojë të gjitha premtimet e pritura, një nga ato është përfaqësimi i barabartë i bashkësive etnike më të vogla, dhe kjo është një temë për të cilën Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë, qoftë Qeveria, por edhe kompanitë private dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, shtoi Zaev.

Edhe zv.kryeministri për euro-integrime, Bujar Osmani në 16 vjetorin e MO-së theksoi për Tv 21 se propozim-ligji për gjuhët nuk nënkupton përmbyllje të Marrëveshja së Ohrit.

“Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, avancon dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe, por Marrëveshja e Ohrit ka shumë tema që kanë të bëjnë me raportin shqiptaro-maqedonas por edhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni ”, tha Osmani.

Ndërkaq, amandamenti i IV i kushtetutës së vendit popullin maqedonas e paraqet si ekskluziv, duke përfshirë më poshtë edhe komunitetet tjera. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli Maqedonas, si dhe të gjithë qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj dhe të cilët janë pjesë e  popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerët , duke e marrë përgjegjësinë për të tanishmen dhe të ardhmen e mëmëdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe falënderues ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe përkushtueshmërinë në detyrat e tyre dhe luftën për ndërtimin e Maqedonisë së pavarur”, Amandamenti i IV.

Përpara se të merrte mandatin, kryeministri Zaev dorëzoi garancë me shkrim deri te presidenti Gjorge Ivanov duke u betuar se nuk do të prekë karakterin unitar dhe kushtetutën e vendit, çka nënkupton se ndryshimet kushtetuese, siç pretendojnë partitë shqiptare, janë të parealizueshme për momentin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori