Përfundojnë me sukses garat në Prevallë

Kjo garë u karakterizua me një organizim shumë të mirë nga Federata e Automobilizmit të Kosovës, e cila u financua nga sponsori kryesor, EUROGOMA. Kjo po ashtu kontribuoi në rritjen e numrit të garuesve ku morën pjesë afër 25 garues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Vapa e madhe nuk pengoi ardhjen e një numri të madh të shikuesve për të përjetuar adrenalinën dhe shpejtësinë që ofroi kjo garë. Gara kaloi pa ndonjë aksident serioz, me përjashtim të një incidenti me dëme materiale kur garuesi nga Shqipëria, Besmir Kolasi, doli nga shtegu dhe dëmtoi veturën e tij, por pa pësuar ndonjë lëndim.
Garuesi më i suksesshëm në këtë garë ishte Blerand Hasanaj, i cili arriti kohën më të mirë në kategorinë e pestë si dhe vendosi rekordin e këtij shtegu. Ndërsa, vlen të përmendet edhe pjesëmarrja e një vajze në këtë garë, ajo është Zana Daka, e cila është edhe e bija e kryetarit të Federatës së Automobilizmit, Menduh Dakës.
Rezultatet e garave nëpër klasa janë si në vijim:
Klasa e parë:
1. Naser Farka, AK “Drini”, Yugo, Koha: 05:09.31
2. Refki Jakupi, AK “Genc Daka” PZ, Yugo, Koha: 05:33.32
3. Emin Sabir, AK “Drini”, Yugo, Koha: 06:33.85
Klasa e dytë:
1. Ymer Mariqi, AK “Drini”, Suzuki GTI, Koha: 04:57:65
2. Agron Dida, AK “Genc Daka” PZ, Yugo, Koha: 05:20.46
3. Zana Daka, DTM, Peugeot, Koha: 05:51.51
Klasa e tretë:
1. Orhan Amet, AK “Genc Daka” PZ, Yugo, Koha: 04:44.75
2. Ismail Smani, AK “Genc Daka” PZ, Honda, Koha: 04:50.53
3. Valdet Kaçandolli, Prishtina “RT”, Suzuki, Koha: 04:56.92
Klasa e katërt:
1. Shkëlzen Lajçi, Prishtina “RT”, Honda, Koha: 04:50.10
2. Shyqri Zatriqi, Gjakova 137, Opel, Koha: 04:53.86
3. Mitat Vuçitërna, AK “Drini”, Golf 2, Koha: 05:01.85
Klasa e pestë:
1. Blerand Hasanaj, DTM, Opel GSI, Koha: 04:31.38
2. Valdet Krasniqi, Prishtina “RT”, Lancia, Koha: 04:34.63
3. Naim Dashaj, Prishtina “RT”, Subaru, Koha: 04:35.37
/Telegrafi/


























































