LAJMI I FUNDIT:

Përfshirja e deputetëve në garën për zgjedhjet lokale do të pengojë punën e Kuvendit

Përfshirja e deputetëve në garën për zgjedhjet lokale do të pengojë punën e Kuvendit

Fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit pritet të shënojë ngecje në punët e nivelit qendror, meqë deputetë e ministra do të jenë në garë për kryetarë të komunave. Sipas shoqërisë civile energjia do të përqendrohet në garën për të fituar sa më shumë komuna duke lënë kështu në plan të dytë punët për të cilat kanë mandat.

Ligji nuk i ndalon deputetët e as ministrat që të jenë pjesë e garës për zgjedhje lokale dhe derisa të certifikohen për mandatin për të cilin kanë garuar, ata mbajnë njëkohësisht postin tjetër në institucione.


Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës dhe fushata zgjedhore do të fillojnë në javën e tretë të shtatorit, por drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani vlerëson se angazhimi i politikanëve në fushatë zgjedhore do të pengojë në punën në Kuvend.

“Do të jetë sfidë në vete kur e ke parasysh që janë zgjedhje të rregullta, fushata zgjedhore zgjat 30 ditë dhe vërtetë di të jetë sfidë, jo vetëm sa i përket anës së Kuvendit por njësoj e kemi edhe me ministrat të cilët kandidojnë për kryetar të komunave dhe puna e tyre do të jetë një hendikep derisa nuk e lirojnë pozitën aktuale që të merren vetëm me fushatë gjatë zgjedhjeve, plus këtu shtohet situata me pandeminë që fatkeqësisht është alarmante për sa i përket numrit të të infektuarave, ashtu edhe numrit të të vdekurve kemi një numër shumë të madh, kështu që nuk e di si do të menaxhohet, mbetet të shihet, por kjo padyshim që do të pengojë në zhvillimin normal qoftë të seancave”, thotë Demolli-Nimani.

Ndërsa Emir Abrashi nga Demokraci Plus, thotë se mungesa e deputetëve në komisione parlamentare e në seanca do të jetë e shtuar gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

“Të gjitha partitë pa dallim, edhe ato të pozitës dhe opozitës, e kanë për synim fitimin e sa më shumë komunave ose të paktën shkuarjen në bashkëqeverisje pas balotazhit në pjesën më të madhe të komunave, andaj edhe ekzekutivi do të jetë padyshim më i përgjumur në këtë periudhë… Partitë duhet të kenë parasysh edhe interesin e qytetarëve para se të marrin veprimet, po përtej edhe interesit të qytetarëve duhet të kenë parasysh që një pjesë e ligjeve janë ligje të cilat direkt ndikojnë në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me shtetet e tjera, andaj në të tilla raste duhet të jenë serioz dhe nuk duhet t‘i shmangën Kuvendit me arsyetimin se gjenden në fushatë. Qytetarët më 14 shkurt kanë votuar për ndryshim dhe ky ndryshim bëhet nga ekzekutivi dhe legjislativi dhe zgjedhjet lokale nuk janë ndryshimi për të cilin është votuar më 14 shkurt”, thotë Abrashi.

Përveç deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK e AAK, në garë për zgjedhjet lokale është edhe ministri i Shëndetësisë, për çka është kritikuar për këtë vendim në kohën kur vendi po përballët me numër të madh të të infektuarve me Covid-19.

“Situata me pandeminë do të duhej të jetë prioritet si për qeverinë si për kuvendin, nuk jemi duke e parë një gjë të tillë, e kemi vet ministrin e Shëndetësisë që ka konkurruar për kandidat në zgjedhjet komunale të Prishtinës, andaj është sfidë në vete se do të jetë prioritet shëndetësia apo kandidimi i tij për kryetar të komunës së Prishtinës, kjo veç u pa, vendosi të jetë ministër deri në rastin e zgjedhjes nëse eventualisht zgjidhet”, shton Demolli-Nimani.

Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe zgjat një muaj ndërsa zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori