E plotësuar– Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga shpërthimi i zjarrit në një banesë në lagjen “Ulpiana”, ka mbetur i lënduar një person, kurse pesë të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga  ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi)”, ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse,  po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti. /Telegrafi/

————–

Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Ulpiana”

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Ende nuk dihen arsyet e këtij zjarri dhe as a ka persona të lënduar.

Mësohet se policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/