LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri 10 hektarë pyje në Ranilluk

Përfshihen nga zjarri 10 hektarë pyje në Ranilluk
Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:30 në fshatin Domorovc të komunës së Ranillukut, është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pyje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.


Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i shtetit si dhe komisioni i situatave emergjente. /Telegrafi/