LAJMI I FUNDIT:

Performancë nga Rita jonë, fishekzjarre, e organizime tjera shtetërore – Kosova dhe festa e veçantë e 10 vjetorit të pavarësisë

Performancë nga Rita jonë, fishekzjarre, e organizime tjera shtetërore – Kosova dhe festa e veçantë e 10 vjetorit të pavarësisë

Data 17 shkurt është një nga datat më të dashura, jo vetëm në Kosovë, por gjithëandej ku gjenden shqiptarët sepse kjo është një prej datave të përmbushjes së idealit historik të shkruar me gjak nga dëshmorët dhe i gjithë populli shqiptar për liri dhe pavarësi.

Më shumë se një ditë e pavarësisë…

Serbët kishin filluar të shkatërronin Kosovën që nga viti 1912 dhe vazhduan kolonizimin deri në vitin 1941, kur Jugosllavia kishte kapitulluar.

Pavarësia e Kosovës në një foto!

Gjatë gjithë periudhës së pushtimit çetnik, tensionet ishin të rritura midis shqiptarëve dhe serbëve, pasi qeveritë serbe në mënyre sistematike ushtronin dhunë, vrasje, e masakra ndaj popullit shqiptarë, një gjenocid i pa parë për botën e lirë që kultivonte vlerat demokratike.

Pas 85 vitesh rezistencë politike paqësore në 1997, për herë të parë del në skena UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) dhe zyrtarisht u shpall lufta heroike për çlirim kundër okupatorit.

Monumenti i shpalljes së pavarësisë në ditën e pavarësisë, 17 shkurt 2008.

Me 24 mars 1999 Shqiptarët së bashku me NATO-n e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes, arritën të dëbojnë ushtrinë serbe nga Kosova.

Plot 8 vite më vonë, me 17 shkurt 2008 Kosova e shpalli pavarësinë dhe kështu brenda katër ditësh kishte marrë njohje si shtet i pavarur dhe sovran nga 15 shtete dhe ne momentin e shkrimit të këtij artikulli Kosova njihet nga plot 110 shtete të botës.

Më shumë se një festë…

Festimet e shtatëmbdhjetë shkurtit kanë marrë forma të ndryshme përgjatë viteve.

Sot, fishekzjarret janë një nga mënyrat më të zakonshme për të festuar ditën e pavarësisë. Spektaklet e fishek zjarreve mbahen në çdo qytet të madh të vendit.

Rita po vjen, Rita po vjen…

Fishekzjarret pa aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore s’kanë sens, e sensi merr formë me performancën e Ritës tonë në kryeqytet, për herë të parë, duke i tregur botës sa krenare është me vendin e saj, dhe sa vendi është krenar me të.

Në përgjithësi, 17 shkurti është një kohë për të kaluar me familjen dhe miqtë, duke mbushur tryezat me produkte vendore, duke shikuar parada në televizor, dhe në mbrëmje duke festuar me miqë në vende të ndryshme të vendit dhe të rrethuar në ambiente festive me flamuj kombëtar e shtetëror.

Tryezat do mbushen me produktet Made in Kosova në supermarketet e vendit tonë.

Festat gjithmonë sjellin gëzime dhe për ata që ndjekin çmimet e lira dhe kjo është një periudhë fantastike pasi që dyqanet kanë vendosur të ofrojnë zbritje të mëdhanë nder të 10 vjetorit të pavarësisë, sepse si kurrë më parë dashuria për vendin dhe për prodhimet vendore duhet të jetë e shprehur në dyqanet tona, sepse bashkë vihen bazat e zhvillimit ekonomik.

Sigurisht se jeni gati për 17 shkurtin…

/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë

Ekonomi
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?

Ujë Rugove
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë

Perfetta Pashteta
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

Ekonomi
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall

Albi Mall
Kalo në kategori