LAJMI I FUNDIT:

Përfitoi 3,9 milionë dollarë nga fondet e ndihmës për COVID-19, burri nga Florida bleu edhe një Lamborghini – arrestohet për mashtrim

Përfitoi 3,9 milionë dollarë nga fondet e ndihmës për COVID-19, burri nga Florida bleu edhe një Lamborghini – arrestohet për mashtrim

Një burrë nga Florida është akuzuar për mashtrim dhe vepra të tjera penale pasi ka marrë 3.9 milionë dollarë në fonde të ndihmës për pasojat e COVID-19.

Madje, sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, ai paratë nga fondi, ndër tjerash i kishte përdorur edhe për të blerë një veturë luksoze, një Lamborghini.


Siç bëhet e ditur më tej, David T. Hines, 29 vjeç, u arrestua të premten dhe u akuzua të hënën sipas një deklarate të Departamentit të Drejtësisë duke shtuar se mbi 3 milionë dollarë janë kapur nga llogaritë e tij bankare së bashku me automjetin sportiv.

Autoritetet pretendojnë se Hines ka aplikuar në mënyrë mashtruese për rreth 13.5 milionë dollarë në një program si ndihmë për disa kompani.

Çdo para që i jepej një kompanie në emër të programit, supozohet të përdoret për shpenzime për qira ose hipotekë, pagat e punonjësve dhe shërbimet komunale.

Sipas autoriteteve, Hines gënjeu kërkesat e huasë dhe bëri deklarata të pasakta në lidhje me shpenzimet e kompanive, përfshirë shumën e paguar për punonjësit.

“Në mënyrë kolektive, Hines pohoi në mënyrë të rreme se kompanitë e tij paguan miliona dollarë në listën e pagave në tremujorin e parë të vitit 2020. Megjithatë, të dhënat e shtetit dhe ato bankare tregojnë pak ose aspak shpenzime të pagave gjatë kësaj periudhe”.

Dhe kur Hinesit iu aprovua financimi dhe mori 3.9 milion dollarë, përkatësisht disa ditë pasi mori paratë, ai e bleu Lamborghini për 318,000 dollarë. Ai gjithashtu dyshohet se ka blerë sende luksoze nga dyqanet dhe vendpushimet.

Ndryshe, në javët e kaluara, Florida është bërë një nga pikat e nxehta për rastet me COVID-19 në SHBA dhe së fundmi e kaloi Nju Jorkun për rastet e konfirmuara më të dytat në vend, pas Kalifornisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori