LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e veteranëve vazhdojnë protestën në sallën e Kuvendit

Përfaqësuesit e veteranëve vazhdojnë protestën në sallën e Kuvendit

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, po qëndrojnë në sallën e seancave plenare në shenjë proteste. Ata po kërkojnë të kthehet në shqyrtim ligji për specialen.

Kryetari i OVK- UÇK-së, Hysni Gucati ka ftuar të gjithë veteranët që vijnë në Prishtinë në protestë derisa të kthehen ligji për specialen në shqyrtim.


Veteranët ‘protestë’ në Kuvend, ndërpritet seanca në shenjë solidarizimi me Haradinajn
Lexo po ashtu Veteranët ‘protestë’ në Kuvend, ndërpritet seanca në shenjë solidarizimi me Haradinajn

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se deputetët kanë harruar pse janë këtu dhe durimit i ka ardhur fundi pas gjykata merret vetëm me shqiptarët dhe jo me serbët që kanë bërë krime.

Seanca është ndërprerë. /KosovaPress/