LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga Qeveria pagesë të menjëhershme prej 200 eurove për punëtorët e sektorit privat

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë nga Qeveria pagesë të menjëhershme prej 200 eurove për punëtorët e sektorit privat

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) përshëndet pjesërisht vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës gjatë muajt shtator për përkrahje të punëtorëve të sektorit publik dhe privat.

DHTIK kundërshton edhe njëherë vendimin për kushtëzimin e përkrahjes së punëtorëve të sektorit privat me ngritje të pagave nga ana e bizneseve, kushtëzim ky që nuk i është vendosur punëtorëve të sektorit publik.

Kryetari i DHTIK-ut, Skënder Krasniqi në një konferencë për media kërkon nga Kryeministri, Ministria e Financave, Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera të vendit që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën prej 200 eurove, ashtu siç është duke i’u dhënë punëtorëve të sektorit publik, sepse këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit.


Kjo odë kërkon gjithashtu që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme që është duke i dërguar institucioneve përkatëse në tejkalimin sa më të lehtë të krizës dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Njëkohësisht, i ftojmë në një dialog të drejtpërdrejt me qëllim të diskutimit lidhur me gjendjen e bizneseve në terren pasi që Dhoma e Tregtisë është çdo ditë në vizita dhe kontakte të vazhdueshme me bizneset”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori