Përfaqësuesi i Aleix Vidal ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt nga Interi apo Roma për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës.

Mediat kanë raportuar të enjten se Nerazzurrët janë duke u përpjekur ta transferojnë 28-vjeçarin.


AleixVidal 1 (Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, edhe Giallorossët janë përmendur si një destinacion i mundshëm.

Megjithatë duket se gjithçka është akoma në fazën e spekulimeve dhe nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

"Tash për tash, nuk ka asgjë ndërmjet Interit dhe Aleix Vidal", ka thënë ish-portieri Graziano Battistini (që është agjent lojtarësh) për FCInter1908.

AleixVidal 3 (Foto: Getty Images)

"Nuk kemi pasur asnjë kontakt me Nerazzurrët apo Romën, mirëpo do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Aleix në janar", ka shtuar ai.

Vidal është pjesë e Barcelonës nga viti 2015, kur u transferua nga Sevilla. /Telegrafi/

telegrafi sport app