LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi i SBASHK-ut paralajmëron lëvizje të qëndrimeve

Përfaqësuesi i SBASHK-ut paralajmëron lëvizje të qëndrimeve

Shpresoj shumë se nesër do të gjejnë një mirëkuptim për ta realizuar kërkesën e anëtarësisë, për shkak se shuma prej 100 eurove nuk është një shumë që rëndon buxhetin e Kosovës, deklarou .

“Derisa në takim janë të ftuar edhe Këshilli Grevist, besoj shumë se kërkesat tona do të jenë të mirëkuptuara dhe të realizueshme, meqë do të arsyetohen nga ky këshill, si dhe kryeministri ka mundur të analizojë situatën deri më tani”, tha Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut, në RTK.


Sipas tij, çelësi i zgjedhjes është qeveria, teksa shtoi se takimet e mëparshme kanë qenë takime përgatitore, derisa shfaqi shpresën se “do të mund të lëvizin diçka, sidomos me ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe të skemave pensionale”.

Ndërkaq lidhur me shumën e ofruar nga pala e qeverisë, përfaqësuesi i i SBASHK-ut tha se mund të lëvizin qëndrimet, nëse ofrohet shuma prej 90-80 eurove, ndërkohë që shuma prej 50 eurove, sipas tij, nuk ka qenë ndonjë gjë që vlen, që, sipas tij, ka qenë një ndihmë.

“Cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë, që është kërkesë e jona, ngase janë të qëndrueshme dhe duhet të jenë deri në zbatimin e ligjit për paga, meqë kjo shtesa që është dhënë për katër muaj, ka qenë një ndihmë e përkohshme dhe në janar na gjen në të njëjtën situatë. Prandaj ne kemi këmbëngulur që, cilado shumë që të jetë, duhet të jetë në pagën bazë”, tha nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Tutje, i pyetur në përshkallëzimin e situatës së krijuar tani, ai shfaqi shpresën se gjatë javës do të gjendet një marrëveshje për t’i ikur përshkallëzimit të situatës së krijuar, ndonëse, sipas tij, ka kërkesa nga disa komuna që të kalohet në protesta, por që Këshilli Grevist nuk e ka parë të arsyeshme që, tani për tani, të bëhet një gjë e tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori