LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të Listës Serbe sonte takojnë kryeministrin rus

Përfaqësues të Listës Serbe sonte takojnë kryeministrin rus

Përfaqësuesit e Listës Serbe do të takohen sonte në Beograd me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev.

Megjithëse e gjithë agjenda e Medvedivit është bërë publike, takimi me serbet e Listës Serbe nuk është paralajmëruar.

Në shtator të vitit 2017, Goran Rakiq si kryetar i Listës Serbe pati nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në Moskë me Sergek Zeleznjakun e “Rusisë së Bashkuar”.

Përndryshe, sipas rezultateve preliminare, në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo listë ka marrë 52.620 vota ose 6,61 përqind, megjithatë si gjatë fushatës ashtu edhe pas zgjedhjeve, Lista Serbe është kritikuar si nga serbët e Kosovës, ashtu edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar se ka bërë presione, kërcënime e shantazhe te serbët në vendin tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori