LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësues të KRU “Prishtina” në Konferenca e 10-të Ndërkombëtare të ujit në Ohër

Përfaqësues të KRU “Prishtina” në Konferenca e 10-të Ndërkombëtare të ujit në Ohër

Gjatë ditës së martë, në Ohër të Maqedonisë, po mbahet Konferenca e 10-të Ndërkombëtare me temë “Uji dhe Kanalizimi, realiteti dhe sfidat”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të sektorit të ujit dhe energjisë nga mbarë rajoni dhe bota.


Pjesëmarrës në konferencë janë edhe përfaqësues nga KRU “Prishtina”, nga ujësjellësi i Gjilanit, SHUKOS-i, Autoriteti Rregullator i Ujit dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Konferenca ndërkombëtare për ujin dhe kanalizimin është hapë sot dhe vazhdon deri të enjten me 26 prill 2018.

Diskutimet janë të fokusuara në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujerave të zeza, sfidat, përvojat dhe këshillime në zgjidhjen e problemeve të fokusuara në këto tema shumë të rëndësishme për jetën e njeriut. /Telegrafi/