Nga: Gladiola Jorbus
Ana Ahmatova (Anna Akhmatova) vlerësohet sot e gjithë ditën si një ndër zërat më të spikatur të poezisë ruse.
Lindi në muzgun e shekullit XIX, në Odesë, dhe i përfundoi studimet në Shën Petersburg. Ahmatova shfaqi një dobësi të dukshme për klasikët, si Pushkini, Dante, Shekspiri e Tolstoi.
Ahmatova përdori në krijimet e saj metrikën strikte dhe rimën e saktë, duke e pajisur poezinë me një muzikalitet të përkryer, ndërsa në sintaksë iu dha më shumë përparësi fjalive të thjeshta se sa atyre të nënrenditura. Jo më kot miku dhe kritiku i veprës së saj Josif Brodsky e vuri theksin mbi karakterin muzikor të poezisë së Ana Ahmatovës. Ai madje e përshkruante kështu: “Vështrimi i saj të zinte frymën. E gjatë, me flokë të errët, zeshkane, e hollë dhe e shkathët, me sytë e gjelbër të një tigri polar, për gjysmë shekulli ajo është vizatuar, pikturuar, skalitur në allçi dhe mermer, fotografuar nga njerëz të panumërt, duke filluar nga Modigliani. Vargjet kushtuar asaj do të formonin më shumë vëllime sesa e gjithë vepra e saj”.
Ishte muza e piktorëve më të mëdhenj të kohës. Portretet e saj janë të panumërta. Me pamjen e saj unikale bëri që të gjithë piktorët të donin ta portretizonin: qafën e hollë, sytë gjysmë të mbyllur, hundën me kurriz dhe natyrisht, balluken. Imponuese, madhështore, me një finesë të rrallë, Ahmatova u shndërrua në një figurë të vërtetë kulti.
Nathan Altman, Kuzma Petrov-Vodkin, Zinaida Serebryakova, Jurij Annenkov etj., realizuan portretet e saj që i përkasin historisë së pikturës. Që të gjitha ato janë të ndikuara nga vuajtja. Vetë Ana kishte ndërtuar nëpërmjet poezisë së saj, imazhin e një gruaje të brishtë dhe të trishtuar.
Në vargjet e Ana Ahmatovës dallojmë parandjenjën, dashurinë, profecinë e vdekjes dhe të tragjedisë. Alteregoja poetike shfaqet përmes përemrit vetor “ajo” dhe lehtësisht mund të gjejmë praninë e elementeve të shtrenjta, si “shtëpia”, një hapësirë jetësore e veshur me heshtje intime, ku uni dhe personazhi tjetër poetik takohen sërish e sërish.
Edhe pse krijimtaria e saj u censurua nga autoritetet staliniste, zgjodhi të mos emigronte. Qëndroi në Bashkimin Sovjetik, duke u shndërruar në dëshmitare të ngjarjeve të asaj periudhe: “Asnjë qiell i huaj nuk më mbronte, / asnjë krah i huaj nuk më qëndronte mburojë mbi fytyrë. / Unë qëndroj si dëshmitare e fatit të përbashkët, / e mbijetuar e asaj kohe, / e atij vendi”.
Temat e saj, ndër të tjera, përfshijnë meditime mbi vështirësitë e të jetuarit dhe të shkruarit nën hijen e stalinizmit.
Ajo gjithashtu ka përcjellë kujtimin e grave të rreshtuara në dyert e policisë sekrete, përmes vargjeve: “Kjo grua është e sëmurë / Kjo grua është vetëm / Burri në varr, / djali në burg / Lutu për mua”
Burri i Ahmatovës, poeti Nikolai Gumiljov, ishte një nga figurat kryesore të epokës së argjendtë të poezisë ruse. Në vitin 1921 u arrestua me pretendimin se kishte qenë pjesëmarrës në një komplot antibolshevik dhe u dënua.
Gjithashtu, toni i poezisë së saj shpreh një dualitet të përgjysmuar midis konceptit fetar të mëkatit dhe aspektit laik. Pas luftës, partia e quajti Ahmatovën përfaqësuese të “një poezie të zbrazët, pa parime, e huaj për popullin“.
Ana Ahmatova mishëroi këmbënguljen e poezisë ruse, e cila u kishte bërë ballë sprovave të tmerrshme. Fati i saj tragjik – vdekja e bashkëshortit të saj të parë, poetit Nikolai Gumilyov; refuzimi për të emigruar; kalvari i djalit të saj – krijoi një portret krejtësisht unikal të poetes akmeiste.
Komunistëve nuk u pëlqente fryma “dekadente” dhe estetika e tepruar. Andreji Zhdanov, ideolog kulturor i kohës i cili merrej me respektimin e direktivave të partisë komuniste sovjetike në fushën letrare, e quajti poezinë e saj të largët me njerëzit dhe “përvojat e saj të parëndësishme e të karakterizuara nga erotizmi mistiko-fetar”.
Por e pamposhtur, poetja së bashku me Osip Mandelstam udhëhoqi akmeizmin, një lëvizje artistike të fillimshekullit XX, e cila në kundërshtim me simbolizmin, mbrojti përdorimin e gjuhës poetike që përmbante kuptime të sakta.
Poezitë e saj të para lirike pasqyrojnë detaje intime, ndërsa krijimet e mëvonshme, transmetojnë tema patriotike. Poema më e njohur “Requiem” nuk e pa dritën e botimit në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1987, pasi tema e saj, një elegji për të burgosurit e Stalinit, ngjalli shumë polemika e diskutime asokohe.
Ahmatova mbetet personalitet poetik i fuqishëm, edhe pse e turbulluar në mes të stuhisë letrare që solli shekulli XX. Nuk ka sekrete kriptike në poezinë e saj, e cila mbetet dramatike, ruan origjinalitet, qartësi e disiplinë, gëlon nga e vërteta dhe është e gjallë. Ajo nuk mund të maskohet me lojëra fjalësh apo tinguj. Forca e asaj poezie qëndron në faktin e të qenit e papërpunuar si një diamant i vyer. Poetesha Ahmatova u përzgjodh në listën e ngushtë për Çmimin Nobel në vitin 1965.
Një vit para vdekjes, në moshën 75-vjeçare, u ftua në Mbretërinë e Bashkuar dhe iu dha një diplomë nderi nga Universiteti i Oksfordit. Në fjalimin solemn u tha: “Kjo grua madhështore me të drejtë nga disa quhet Safoja e dytë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thënie të Fyodor Dostoyevskyt: Jo forca, por bukuria e vërtetë do ta shpëtojë botën

Paratë e fituara me djersë

Kur Ibrahim Krajkova ishte 18 vjeç: Koha kur u martova dhe u bëra serioz

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën Skënderbeun!?

QËNDRO!

MESNATË E KTHJELLËT

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias