LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e kokainës përjetojnë qarkullim abnormal të gjakut dhe rrezik nga sëmundjet e zemrës

Përdoruesit e kokainës përjetojnë qarkullim abnormal të gjakut dhe rrezik nga sëmundjet e zemrës

Përdoruesit e kokainës që ankohen nga dhimbjet e gjoksit mund të kenë qarkullim abnormal të gjakut në enët më të vogla të zemrës, i cili mund të mos vërehet në analizat e rregullta, duke i vënë këta pacientë në rrezik të komplikimeve në zemër ose vdekjes.

“Përdorimi i kokainës është për fat të keq shumë i zakonshëm, dhe ne shohim shumë pranime në dhomën e emergjencës për shkak se pacientët përjetojnë dhimbje gjoksi pas përdorimit të kokainës,” tha Varun Kumar, autori kryesor i studimit dhe mjek internist në spitalin Mount Sinai në Çikago.

“Por mund të ketë një mospërputhje, sepse pacienti ka simptoma, por angiogramet e tyre duken normale. Mosfunksionimi mikrovaskular në qarkullimin e zemrës që ndodh pas përdorimit të kokainës nuk vërehet në mënyrë rutinore nga angiogrami”.


Mosfunksionim mikrovaskular i referohet qarkullimit të çrregullt të gjakut nëpër enët e vogla të gjakut.

Studimi i krahasoi skanimet e zemrës të 202 përdoruesve të kokainës me 210 jo-përdorues të kokainës të zgjedhur në mënyrë rastësore. Të gjithë i ishin nënshtruar angiografisë koronare në spitalin Mount Sinai në Çikago për tetë vite.

Studimi tregoi se në mesin e përdoruesve të kokainës, gjatë angiogramit, ngjyra (e angiogramit) nuk u pastrua menjëherë nga enët më të vogla dhe enët e zgjeruara të gjakut, gjë që rezulton në një qarkullim më të shpejtë të gjakut.

Gjetjet sugjerojnë se madje edhe kur nuk ka shenja të sëmundjes së arteries koronare në mesin e përdoruesve të kokainës, ata kanë dëme të enëve të gjakut që mund të prodhojnë simptoma si dhimbje gjoksi dhe gulçim.

Anomalitë në qarkullimin e gjakut kanë qenë të rëndësishme në krahasim me jopërdoruesit e kokainës me diabet, tension të lartë të gjakut dhe histori familjare të sëmundjes së arteries koronare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori