LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi në rritje i drogave në Kosovë, sa kanë efekt fushatat sensibilizuese

Përdorimi në rritje i drogave në Kosovë, sa kanë efekt fushatat sensibilizuese

Që nga 7 dhjetori i vitit 1987, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara feston 26 qershorin si Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimin e Paligjshëm. Kjo ditë ndërkombëtare shënon një përpjekje tjetër për të arritur qëllimin që ta bëjë shoqërinë të lirë nga abuzimi me drogën.

“Support don’t Punish” është fushata e qendrës rehabilituese “Labyrinth” kundër abuzimit të drogave në Kosovë. Kjo qendër së bashku me psikologë dhe sociologë tregojnë se sa janë efikase përpjekjet e fushatve sensibilizuese.


Në një intervistë për Portalin D, Muharrem Ademi nga qendra rehabilituese “Labyrinth” tha se deri tani në këtë qendër janë trajtuar rreth 2500 persona që kanë qenë përdorues të lëndëve narkotike.

“Në databazën tonë janë 2500 persona që janë trajtuar nga viti 2002 e deri më tash, ndërsa tash janë 172 persona në trajtim”, tha Ademi.

Siç tregon ai, nga 172 që janë duke u trajtuar, 130 prej tyre janë duke u trajtuar nga përdorimi i heroinës, që e bën atë një ndër substancat më të përdorura nga qytetarët dhe pas saj, radhiten kanabisi dhe kokaina.

Ai shprehet se mosha mesatare kur të rinjtë takohen me lëndë narkotike është mosha 16-vjeçare, kurse mosha mesatare kur fillojnë të rehabilitohen është 29-vjeçare.

“Janë dy mosha mesatare, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të substancave narkotike në databazën tonë është mosha 16-vjeçare, ndërsa e trajtimit që jemi duke iu bërë personave të varur nga lëndët narkotike është mosha 29-vjeçare”, thotë përfaqësuesi i qendrës.

​Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë
Lexo po ashtu ​Përdoruesit e drogave trajtohen në Psikiatri, Kosova s’ka institut për trajtimin e varësisë

Më tej thekson se Qendra “Labyrinth” nuk është qëndër klasike rehabilituese, ku personat shkojnë dhe qëndrojnë 6 muaj ose 1 vjet, po është qendër ditore.

Ndër të tjera, Ademi përmend faktin se indetifikimi i hershëm i një personi, që sapo ka filluar të përdorë lëndë narkotike arrin të ketë një proces shumë më të lehtë rehabilitimi dhe më të suksesshëm sesa kur personat që janë përdorues që disa vite, ngase atëherë, trajtimi për këta persona është shumë më i komplikuar dhe me gjasa të vogla për sukses.

Ai përmendi se pjesë e rasteve të trajtuara janë shumë persona që në një pikë kishin braktisur drogën për 6 muaj ose 1 vit, por pastaj eventualisht përsëri e kanë filluar. Mirëpo, kjo nuk lë anash rastet kur këto trajtime kanë sukses dhe personi nuk konsumon më asnjë substancë narkotike.

Qendra “Labyrinth” do të mbajë një konferencë shtypi të hënën në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky event do të mbahet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogës.

Njëherësh, ai tregoi për fushatën e nisur nga qendra “Labyrinth” në rrjetet sociale e quajtur “Support don’t Punish”.

Sipas sociologut, Jeton Brajshori, shoqërisë kosovare nuk është se i mungon vetëdijesimi, mirëpo përmbajtja është një problem në vete.

“Shumica e përdoruesve e bëjnë këtë për të qenë sa ma ‘IN’ në shoqëri! Imitimi i shumë VIP-ve ndërkombëtarë, të cilët promovojnë dhunë ,seksizëm dhe drogë për rininë tonë është modernizëm të cilin të rinjtë e kopjojnë”, thotë.

Ndër të tjera, ai thotë se “personat të cilët kanë probleme familjare duke parë dhunë në familje, mendoj se shpëtimin nga kjo gjendje e gjejnë te narkotikët, a në fakt kjo vetëm sa e thellon problemin”.

Sipas Brajshorit, problemi i narkotikëve te të rinjtë duhet të jetë një prioritet i institucioneve të Kosovës dhe me këtë nënkupton rritjen e numrit të shtëpive rehabilituese, fushata sensibilizuese në media dhe shkolla, si dhe një kontroll më të rreptë nga prindërit.

Psikologu Aheron Bobaj thotë që personat abuzues të këtyre substancave që i trajton i përkasin moshave 16-50 vjeçare. Ai thotë që aktualisht trajton 14 prej tyre, ndërsa përgjatë udhëtimit profesional, ka trajtuar rreth 200 persona në bashkëpunim me mjekët dhe neuropsikiatrin.

“Vështirësit e trajtimit varen nga personi, karakteri dhe personaliteti i tij, dikush është më i vendosur dhe dikush vështirë se i reziston tundimit”, thotë Bobaj gjersa thekson që rol të madh luan edhe mjedisi familjar, grupi i gjakut, bazat e fëmijërisë dhe lloji i substancës së përdorur.

Në mes të tjerash, një melankoli, plogështi dhe humbje oreksi dallohen në fillimin e trajtimit të këtyre personave.

Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përdoruesve të substancave psikoaktive ilegale në botë gjatë vitit 2008 ishte rreth 155-250 milionë njerëz, pra 5.7 % e popullsisë së përgjithshme të grupmoshës 15-64 vjeçare.

Ndërkaq, substanca më e përdorur në gjithë globin është kanabisi me 129-190 milionë përdorues, ndjekur nga substanca të tjera si amfetaminat, kokaina dhe opiodet.RTVD/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori