Përdorimi i drejtë i barnave: analgjetikët, antipiretikët dhe antireumatikët
Do të flasim për ndërveprimet të cilat ndodhin gjatë përdorimit të barnave kundër dhimbjes (analgjetikëve), barnave për uljen e temperaturës së rritur trupore (antipiretikëve) dhe antireumatikëve- barnave për mjekimin e sëmundjeve reumatike.
Erëza Y. Durmishi
Studente e Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë
Acidi acetilsalicilik (aspirina)
Vepron duke bllokuar në mënyrë jospecifike enzimën ciklooksigjenazë, me ç’rast ulet përqendrimi i prostaglandineve në ind. Shfrytëzohet si analgjetik, antipiretik, antiflogjistik (efekt kundër inflamacionit), si edhe për parandalimin e sulmit në tru dhe infarktit të zemrës- në bazë të aftësisë për pengimin e grumbullimit të trombociteve, me fjalë tjera pengimin e formimit të trombit.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merret gjatë ngrënies, ngadalësohet thithja, dhe kështu dobësohet edhe veprimi i barit. Po ashtu, bllokon edhe enzimën e lukthit- alkool dehidrogjenaza- dhe në rast të marrjes së njëkohshme me alkool, mund të forcojë efektin negativ të alkoolit në kuptimin e dëmtimit të mukozës së lukthit.
Këshillë: Për të arritur efektin më të shpejtë, duhet që acidi acetilsalicilik të merret një orë para ngrënies ose dy-tri orë pas ngrënies. Kjo është sidomos e nevojshme te sëmundjet akute. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët, ndërsa personat të cilët kanë probleme me lukth, duhet që (përkundër efektit më të vonshëm) barin ta marrin së bashku me ushqim. Marrja e barit duhet të bëhet me sasi të mjaftueshme të lëngut (gjysmë gote ose një gotë ujë).
Paracetamol-i
Shfrytëzohet si analgjetik dhe antipiretik. Vepron ashtu që bllokon në qendër enzimën ciklooksigjenazë. Efekti analgjetik arrihet duke bllokuar sintezën e prostaglandineve dhe ngritjen e pragut të ndjeshmërisë në dhimbje. Ndërsa efekti antipiretik është pasojë e veprimit në qendrën termorregulluese në hipotalamus.
Ndërveprimi me ushqimin. Marrja e paracetamolit së bashku me ushqimin ose menjëherë pas ngrënies, mund të sjellë deri te veprimi shumë i vonshëm i barit. Prania e fibrave të shumta dietetike në ushqim zvogëlon dukshëm thithjen dhe reagimin e barit. Përdorimi akut i alkoolit zvogëlon zbërthimin e paracetamolit (si pasojë ndodh veprimi i zgjatur), ndërsa përdorimi kronik shpejton zbërthimin e paracetamolit (e për pasojë ka veprimin më të shkurtë). Me anë të përdorimit të alkoolit, po ashtu mund të rritet efekti i dëmshëm, toksik, i paracetamolit në mëlçi.
Këshillë: Përdorimi i paracetamolit rekomandohet një orë para ose dy-tri orë pas ngrënies. Duhet shmangur përdorimin e fibrave dietetike dhe alkoolin. Doza ditore duhet të ndahet në tri-katër doza të veçanta. Kohëzgjatja e përdorimit nuk duhet të tejkalojë një javë.
Diklofenak-u
Përdoret si analgjetik, antiflogjistik dhe antireumatik, ndërsa ngjashëm sikurse barnat e mësipërme, vepron duke bllokuar enzimën ciklooksigjenazë.
Ndërveprimi me ushqimin. Ushqimi shtyn thithjen e diklofenakut, që humb rëndësinë te përdorimet kronike, sepse bio-disponueshmëria e barit mbetet e pandryshuar.
Këshillë: Për shkak të tolerancës më të mirë, rekomandohet që të merret gjatë ngrënies dhe me shumë lëng. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët. Format e barit të cilat kanë mbështjellës rezistues ndaj lëngut të lukthit, si edhe format me veprim të zgjatur, duhet po ashtu të merren me anë të ushqimit.
Derivatet e acidit propionik
Ibuprofeni, ketoprofeni dhe naprokseni përdoren si analgjetikë dhe antireumatikë (lehtësojnë dhimbjen, zvogëlojnë inflamacionin dhe ulin temperaturën trupore), ndërsa veprojnë sikurse diklofenaku.
Ndërveprimi me ushqimin. Nëse merren gjatë ngrënies, absorbimi i ibuprofenit, naproksenit dhe ketoprofenit, zvogëlohet dukshëm. P.sh. te ketoporfeni, përqendrimi maksimal zvogëlohet për 35%, ndërsa thithja shtyhet për rreth 100 minuta. Ibuprofeni, sidomos në doza të mëdha, shton veprimin e alkoolit. Te naprokseni nuk zvogëlohet bio-disponueshmëria, por shtyhet arritja e përqendrimit maksimal në gjak.
Këshillë: Edhe pse gjatë ngrënies, pjesërisht shtyhet thithja e të gjitha derivateve të acidit propionik, për shkak të tolerancës më të mirë nuk rekomandohet marrja e këtyre barnave në lukth të zbrazët. Te personat e ndjeshëm, po ashtu rekomandohet marrja e barit gjatë ngrënies. Këto barna është mirë të merren me një sasi të mjaftueshme të ujit. Naprokseni duhet të merret më së largëti 30 minuta pas ngrënies. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp