LAJMI I FUNDIT:

Përditësohet Tesla Model 3, tani mund të hyjë dhe të del vet prej garazhit (Video)

Përditësohet Tesla Model 3, tani mund të hyjë dhe të del vet prej garazhit (Video)

Pronarët e Model 3, janë zgjuar me një aplikacion të ri dhe tani, veturat tyre mund të lëvizin vet, për të hyrë dhe dalë nga garazhi

Një ndër avantazhet më të mira e të pasurit një Tesla është se përditësohet lehtë, nëpërmjet telefonit të zgjuar, transmeton Telegrafi.

Makinat e këtij prodhuesi, pranojnë softuer të rinj përmes ajrit, të cilat ua mundësojnë shtimin e aftësive teknologjike, jetë zgjatjen e baterisë, rritjen e shpejtësisë dhe mundësi më të madhe frenimi.

Në këtë formë, pronarët e makinave Tesla, mund të zgjohen dhe të shohin se ka një aplikacion të ri, që ua lehtëson formën e përpunimit, siç është ky që u huazua prej Model S dhe Model X. Kjo mundësi që është parë më herët te këto vetura, tani është e mundur edhe për Model 3, që mundëson makinës të lëvizë në mënyrë autonome dhe të del apo të hyjë sërish në garazh.

Formati e lehtëson obligimin rreth garazhit, si dhe mundëson manovrim sa më të mirë në hapësirat e ngushta. Madje, Model 3 mundet edhe ta hapë dhe ta mbyllë derën e garazhit, vetëm duhet t’ia lini makinës t’i kryejë të gjitha obligimet vet. Ky përditësim nuk është ndonjë ndryshim apo projekt i madh, por është një përparësi dhe mundësi që do ta zhvillojë Model 3. /Telegrafi/