LAJMI I FUNDIT:

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme mendore, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

Gjykatën e Elbasanit ka caktuar arrest shtëpie për R.Balla dhe arrest me burg pa afat për B. Jolla, që akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme mendore.

B.Jolla ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31- vjeçarin.


Ndërkohë për R. Ballën ka kërkuar “arrest me burg me afat”, pasi mbrojtja ka paraqitur alibinë, sipas së cilës personi i dyshuar nuk ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes në kohën kur pretendohet nga akuza.

Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje.

Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. /Telegrafi/