LAJMI I FUNDIT:

Përdhunoi nipin 7-vjeç, dënohet në Shqipëri me 15 vite burg 46 vjeçari nga Kosova

Përdhunoi nipin 7-vjeç, dënohet në Shqipëri me 15 vite burg 46 vjeçari nga Kosova

Dënohet me 15 vjet burgim B.K, 46 vjeçari nga Kosova që u akuzua për përdhunimin e nipit të tij 7 vjeç.

Ka qenë trupi gjykues i përbërë nga treshja e gjyqtarëve të trupit Ardiola Çela, Albana Misja dhe Miranda Nakaj, me gjyqtare kryesuese Ardiola Çela, që ka vendosur sot dënimin me 15-vite burgim për B.K.


Në vendimmarrjen e saj, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar disa ditë më parë nga prokurori Elidon Hysenaj./Euronews Albania