LAJMI I FUNDIT:

E tmerrshme: Përdhunoi katër femra, në ditën e martesës së tij

E tmerrshme: Përdhunoi katër femra, në ditën e martesës së tij

Një dhëndër po akuzohet për katër përdhunime, të cilat i kishte kryer në ditën e martesës së vet.

Deri Flin Meken 28-vjeç, pritet të paraqitet në bankën e të akuzuarve në Londër gjatë muajit të ardhshëm për t’u përballur me akuzat, transmeton Telegrafi.


Ai është arrestuar më 13 janar, pasi kishte sulmuar një vajzë 24-vjeçe në parkun Victoria.

Dyshohet se kjo vajzë është tërhequr zvarrë në mal dhe është përdhunuar, dhe pas këtij veprimi të tmerrshëm sulmuesi ka tentuar edhe ta plaçkit.

Sipas The Sun, veprat penale janë kryer në ditën kur ky burrë pritej të martohej.

Gruaja e të dyshuarit, e cila është shtatzënë, nuk ka dashur të komentoj këto akuza.

Deri Flin ende nuk është deklaruar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa në paraburgim do të qëndrojë deri më 16 shkurt, kur edhe pritet të shfaqet në gjyq. /Telegrafi/