LAJMI I FUNDIT:

PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Nga: Joyce Carol Oates (fragmente nga libri “Përdhunimi, një histori dashurie”)
Përktheu Jerina Dushku

Ja, kësi fjalësh do të thoshin njerëzit për mamanë tënde, Tina Meguajërin, pasi atë e kishin përdhunuar në grup, e kishin shembur në dru dhe e kishin lënë të jepte shpirt në dyshemenë e hangarit të qelbur të varkave në parkun “Roki Point” në minutat e para të 5 korrikut 1996.


Sikur ta kishin menduar mirë atë punë përdhunuesit, sikur të mos kishin qenë aq të pirë, aq të droguar, aq të ndezur, do të kishin bërë çmos që ajo të kishte vdekur. Bashkë me të bijën dymbëdhjetëvjeçare që zvarrë-zvarrë kishte arritur të fshihej prapa stivës së varkave.

Fytyrat rendin drejt teje. Me dhëmbë të zgërdhirë, me sy vezullues.

Si një kope qensh. Turravrap!

Tre prej tyre ju dalin përpara, ju sprapsin. Ju ngacmojnë, qeshin. Gamitin si qen.

Si i vete filli jetës … Si i vjen fundi!

Fat i mirë, fat i keq. Thjesht çështje fati.

…. fëmijëria i përkiste kohës përpara, tashmë ti jetoje në epokën pas.

Ajo që nuk kishe kuptuar. Atë që s’mund të ta kishte thënë askush. Që përdhunimi nuk ishte një ngjarje aksidentale që kish ndodhur një natë në park, po aq rastësisht sa ç’bie rrufeja, por do të ishte, paskëtaj, krejt thelbi i jetës së Tina Meguajërit, rrjedhimisht, edhe i jetës sate.

Po, edhe mund t’u ketë buzëqeshur, domethënë e ka kruajtur vetë. Vërtet buzëqeshja mund të kish qenë e nderë, nervoze, siç mund t’i buzëqeshësh ndonjë qeni që të hakërrohet, por ama buzën e kishte vënë në gaz, atë buzën gjithë të kuq të Tina Meguajërit, me ato leshrat e saj. Ia kishte bërë vetes, e kishte kruajtur vetë. Çunat kishin orë të tëra që sorollateshin nëpër park, në kërkim të sherrit. Në kërkim të qejfit

Në trend Kultura

Më shumë
INTIME

INTIME

Poezi
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
SHTEGU

SHTEGU

Poezi
Grave

Grave

Fjala+
Romët

Romët

Kulture
TORTA

TORTA

Fjala+
Kalo në kategori