LAJMI I FUNDIT:

Përderisa ne thithim tym, në Maqedoni përdorimi i karburantit dizel po thyen rekorde

Përderisa ne thithim tym, në Maqedoni përdorimi i karburantit dizel po thyen rekorde

Filloi “gara” mes Shkupit dhe vendbanimeve të tjera në vend për thyerjen e rekordit për ndotjen e ajrit. Dhe përderisa të dhënat në ueb faqen „Iqair“ tregojnë se Shkupi ndodhet në majat botërore për nivelin e ndotjes së ajrit bashkë me qytetet aziatike si Nju Delhi, Hanoi, Lahore apo Kalkuta dhe qytetet fqinje si Sarajeva dhe Beogradi, statistikat e fundit tregojnë se Maqedonia gjithashtu thyen rekorde historike në konsumin e karburantit dizel në transportin rrugor.

Në vitin 2021 konsumi i karburantit dizel në transportin rrugor është rritur në 597.256 tonë, shifër kjo që e tejkalon rekordin e mëparshëm nga viti 2018, kur automjetet në të gjithë vendin arritën të konsumonin rreth 584.300 ton karburant dizel. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vitin e kaluar automjetet kanë djegur 89.323 ton benzinë, ndërsa në transportin rrugor janë djegur edhe 50.611 ton gaz i lëngshëm i naftës (LPG).


Nëse i shohim të dhënat nga viti 2006 e deri më sot, mund të vihet re se përkundër të gjitha direktivave dhe kufizimeve të futura nga BE-ja në shtetet anëtare të saj, konsumi i karburantit dizel për transport në Maqedoni është rritur për më shumë se tre herë, edhe pse ai është ndotësi kryesor i ajrit. Në të njëjtën kohë, konsumi i benzinës ka rënë për rreth 10 përqind, ndërsa përdorimi i gazit, pas rritjes rekord në vitin 2018 te automjetet në Maqedoni ka shënuar rënie për të dytin vit radhazi.

Përndryshe, Meta.mk tashmë ka një kohë të gjatë që shkruan se numri i automjeteve të regjistruara në vend po rritet në mënyrë konstante, me ç’rast shumica e tyre janë automjete të përdorura të importuara nga jashtë me motorë që plotësojnë standardet më të ulëta EURO për emetimin e gazrave. Njëkohësisht, vazhdimisht po rritet edhe mosha mesatare e automjeteve, kështu që makinat që kanë qarkulluar në rrugë vitin e kaluar kanë qenë mesatarisht 19.5 vjet të vjetra.

Disa herë kemi shkruar edhe për nevojën e ndalimit të importit të automjeteve të përdorura nga jashtë me standarde nën EURO 5 të emetimit të gazrave, si dhe për etiketat ekologjike që ishin premtuar për automjetet para katër viteve dhe që deri më tani nuk kanë funksionuar kurrë.

Në fillim të muajit nëntor të këtij viti nga Ministria e Ekonomisë përsëri kërkuam informacion se kur mund të miratohet vendim nga Qeveria për shtrëngimin e kritereve për importin e automjeteve të përdorura dhe në ç’datë mund të hynte në fuqi një ndalim i tillë për importin e automjeteve me standard më të ulët se EURO 5, por nuk morëm përgjigje.

Nga Qeveria e RMV-së dhe nga Ministria e Ekonomisë verën e kaluar për Meta.mk njoftuan se publiku maqedonas do të njoftohet në kohë për miratimin e një vendimi të tillë nga pushteti ekzekutiv, si dhe për datën kur ky vendim do të hyjë në fuqi.

Përndryshe, ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që kur ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në janar të vitit 2021 premtoi se do të vendoset ndalim i importit të automjeteve të përdorura që janë prodhuar në periudhën para vitit 2011.

Edhe pse u tha se zbatimi i një premtimi të tillë do fillonte në vitin 2021, ky vit tashmë ka kaluar dhe zbatimi i ndalesës është shtyrë për në vitin 2022, por edhe këtë vit premtimi i qeverisë për ndalimin e importit të automjeteve me standard nën EURO 5 ende nuk ka filluar të zbatohet.

Në hulumtimin për projektin “Përballja me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit” që u realizua nga tetori i vitit 2020 deri në dhjetor të vitit 2021, është konstatuar se biomasa, gjegjësisht ngrohja me dru, është burimi më i rëndësishëm i ndotjes së ajrit në Shkup gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, trafiku, së bashku me industrinë dhe djegien e naftës dhe mazutit janë burime të ndotjes gjatë gjithë vitit. Kështu, hulumtimi zbuloi se trafiku është burimi i dytë më i rëndësishëm i ndotjes së ajrit në pikën matëse në vendbanimin Novo Lisiçe, ndërsa në Karposh transporti ndikon pak më pak në ndotjen e ajrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori