LAJMI I FUNDIT:

Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, MI-ja ka një kërkesë për pjesëmarrësit në trafik

Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, MI-ja ka një kërkesë për pjesëmarrësit në trafik

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër më datë 15 maj 2021, nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.

“Përcjellja e tyre do të bëhet: nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë). Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse”, thuhet në njoftim.


Ministria u ka bërë lutje pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe ti gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona te gjata. /Telegrafi/