LAJMI I FUNDIT:

Përçahet Komisioni për Matjen e Territorit

Përçahet Komisioni për Matjen e Territorit

Komisioni Shtetëror për Matjen e Territorit, i emëruar nga Qeveria e Kosovës më 24 janar të këtij viti, ende nuk e ka përfunduar punën. Madje anëtarët e këtij Komisioni tashmë janë përçarë mes vete dhe tani nuk dihet nëse do të ketë “epilog” ashtu siç ka pretenduar Qeveria.

Kjo e fundit shpreson që Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi të ratifikohet këtë muaj në Kuvend, në mënyrë që të zihet hapi për liberalizim të vizave gjatë këtij viti.


Por, disa nga anëtarët e këtij Komisioni i cili drejtohet nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, nuk kanë pranuar të jenë pjesë e “matjes së territorit” edhe pse janë emëruar në këto pozita.

Gjersa disa prej anëtarëve i kanë thënë “Zërit” se takimet e këtij Komisioni janë të rregullta dhe se gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi i radhës, të tjerët kanë thënë se nuk janë fare të informuar rreth asaj se kur do të përfundojë matja e territorit.

Kjo pasi, sipas tyre, Komisioni në fjalë thirret në profesionalizëm, por që aty nuk ekziston profesionalizmi.

Nga ana tjetër, përderisa zyrtarë të ekzekutivit janë zotuar se Qeveria do të bëjë çmos që kjo marrëveshje të kalojë gjatë këtij muaji, opozita është shprehur e bindur se kjo marrëveshje do të dështojë sërish nëse dërgohet në Kuvend. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori