LAJMI I FUNDIT:

Përbërësi që do të ringjallë bimët tuaja të shtëpisë: Ato do të lulëzojnë gjatë gjithë vitit

Përbërësi që do të ringjallë bimët tuaja të shtëpisë: Ato do të lulëzojnë gjatë gjithë vitit
istockphoto

Truku i kopshtarëve profesionistë

Lulet e dhomës kërkojnë kujdes të rregullt dhe vëmendje të madhe në mënyrë që të lulëzojnë dhe zhvillohen siç duhet gjatë gjithë vitit.


Ju duhet të keni pyetur veten se çfarë bëjnë luleshitësit që lulet që ata shesin të jenë gjithmonë të shëndetshme dhe në fazën e lulëzimit, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për vajin e ricinit (kastorit)!

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shtoni 1 lugë çaji vaj ricini në 1,5 litra ujë në temperaturë dhome. Mbylleni shishen mirë dhe tundeni fort.

Vaji duhet të përzihet mirë me ujin përpara ujitjes në mënyrë që të mos digjen rrënjët e bimës. Pasi ta tundni me forcë shishen, hidhni menjëherë ujin mbi lule.

Nëse bima lulëzon një herë në vit, atëherë ujisni lulet me këtë tretësirë një herë në vit. Nëse lulëzon vazhdimisht, ujitini ato lule me këtë ujë një herë në muaj. /Telegrafi/