LAJMI I FUNDIT:

“Përballje me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”

“Përballje me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”
Foto: Ilustrim

Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe rrjeti rajonal Udhëheqësia për zhvillim dhe integrim në Evropën Juglindore (SELDI) sot dhe nesër në Shkup organizojnë forum rajonal për politika për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion në temë “Përballja me korrupsionin dhe shteti i robëruar në Evropën Juglindore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Niveli i presionit nga korrupsioni ndaj qytetarëve në vend nga Evropa Juglindore (EJL) është zvogëluar mesatarisht deri 26% në vitin 2016, por në disa vende ende ndikon ndaj çdo personi të dytë të rritur. Kjo është një prej pretendimeve kyçe që do të prezantohen në Forum. Hulumtimi, sipas kumtesës, tregon se te disa vende ka zvogëlim të blerjes, përderisa te të tjerët, keqësim shtesë të situatës. Veçanërisht shqetësuese, siç theksohet, është trendi i rritjes së mosbesimit në institucionet, duke e përfshirë edhe zgjerimin e BE-së, sepse njerëzit besojnë se sundon korrupsion i madh në vendet e tyre.


Në hapjen e konferencës është paralajmëruar fjalim i i ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i udhëheqësit për bashkëpunim të Delegacionit të BE-së në Maqedoni Nikolla Bertolini, përderisa fjalime hyrëse do të kenë zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi Aleksander A. Arvizu dhe i raportuesit për Maqedoninë, anëtar i Parlamentit Evropiane, Ivo Vajgl.

Sesioni i parë është dedikuar në nxitjen e vullnetit politik për luftën kundër korrupsionit: rolit të shtetit dhe sektorit civil, ndërsa do të flasin Emina Nuredinovska, program i USAID-it për luftë kundër korrupsionit, QMBN, prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe ish-ministri i Drejtësisë së Bullgarisë Hristo Ivanov.

Sesioni i dytë i dedikohet Përvojës së BE-së dhe vendeve nga EJL-ja në përballjen me korrupsionin: Këmbimi i përvojave dhe leksioneve për të ardhmen, përderisa i treti ka të bëjë me Mekanizmat për ndjekje të korrupsionit dhe shtetit të robëruar në EJL.

Konferenca do të vazhdojë edhe nesër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori