LAJMI I FUNDIT:

Përballje dramatike në Kupën e Ligës së Parë, AS Prishtina në finale përballë Dritës

Përballje dramatike në Kupën e Ligës së Parë, AS Prishtina në finale përballë Dritës
(Foto: basketbolli.com)

Në një ndeshje shumë dramatike, AS Prishtina ka mundur Marigona Hill Prishtinën 72-73 (16:15, 26:25, 14:18, 15:14), në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Ligës së Parë.

AS Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 3:9, por më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe çereku i parë përfundon 16:15. Edhe perioda e dytë ishte mjaft e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të kalonte në epërsi, kurse pjesa e parë përfundon 43-41.


Në periodën e tretë, AS Prishtina ishte më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 14:18, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:59.

10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit. Katër sekonda nga fundi, Sadiku i AS Prishtinës gjendet në vijën e gjuajtjeve të lira, ku shënon një herë dhe vendos fituesin për 72-73.

AS Prishtina kaloi në finale dhe do të përballet me RC Cola Dritën, ku finalja do të zhvillohet të premten nga ora 13:00.

Te Marigona Hill Prishtina u dallua Eliot Peci me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te AS Prishtina, Dardan Sejdiu me 21 pikë e 12 kërcime dhe Alban Latifaj me 23 pikë e shtatë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori