LAJMI I FUNDIT:

PËR TY DHE ASNJË TJETËR, ASNJË TJETËR

PËR TY DHE ASNJË TJETËR, ASNJË TJETËR

Poezi nga: Xhevahir Spahiu

Për ty dhe asnjë tjetër, asnjë tjetër,
për ty dhe gjithë të tjerët, gjithë të tjerët.


Kështu do thoshnin yjet përmbi krye
kështu do të thoshnin zogjtë nëpër pyje
dhe ëndrra brenda gjumit
dhe guri brenda lumit, –
kështu.

Për sot dhe s’ka më kurrë, për sot
për sot dhe përgjithmonë, përgjithmonë.

Kështu do flisnin fshatrat që janë djegur,
kështu do flisnin gjuhët që kanë vdekur
dhe lisi që ka çelur
dhe pjergulla mbihedhur, –
kështu.

Për ty dhe asgjë tjetër, për ty.