82 raste me simptome të fruthit janë regjistruar gjatë javës së kaluar. Raporti javor i Institutit të shëndetit Publik njofton se 74 prej tyre janë me fruth. 44 në Shkup ndërsa 30 nga qytete të tjera të Maqedonisë. Pos Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, epidemi e fruthit është shpallur edhe në Gjevgjeli. Ministri i Shëndetësisë tha se po shqyrtohet mundësia e shpalljes së epidemisë në gjithë territorin e vendit.
“Komisioni për sëmundje infektive pranë MSH është në komunikim të përditshëm dhe po mbledh informacione për çdo rast të ri, qoftë prej atyre që mbahen për spital qoftë prej rasteve që lëshohen në shtëpi dhe varësisht prej kësaj, intervenohet edhe në qytete të tjera të shtetit”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Për momentin në Klinikën Infektive në Shkup qëndrojnë të shtrirë 29 pacientë, ndërkaq katër prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe nën aparate të frymëmarrjes.
“Nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit të kaluar e deri më sot, gjithsej në Maqedoni janë regjistruar 412 raste të fruthit. Numri më i madh i tyre, apo 368 janë të lidhura me epideminë në Shkup ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar në 11 qytetet tjera të Maqedonisë. Deri tani janë hospitalizuar më shumë se 70 pacientë për shkak të gjendjes së rëndë”, theksoi Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.
Që nga shpallja e epidemisë e deri më tani, janë vaksinuar mbi 9000 persona me vaksinën kundër fruthit./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë