LAJMI I FUNDIT:

Për tre muaj çmimet e importit në Kosovë rriten për 0.6%

Për tre muaj çmimet e importit në Kosovë rriten për 0.6%

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë në tremujorin e katërt të këtij viti u ngrit për 0.6 për qind, kështu thuhet në raportin ‘Indeksi i Çmimeve të Importit, tremujori i katërt 2017’, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkruan Telegrafi.

Sipas të dhënave, ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale me 5.3 për qind, vajrat ushqyese me 2.3 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 1.6 për qind, shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre me 0.5 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 0.5 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike me 0.3 për qind, prodhimet e industrive kimike me 0.1 për qind, mjetet e transportit me 0.1 për qind dhe druri dhe artikujt prej tij me 0.1 për qind.


Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te letra dhe artikujt e saj me -7.4 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me -1.0 për qind, këpucët me -0.4 për qind, artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit me -0.3 për qind, prodhimet bimore me -0.2 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij me -0.2 për qind dhe lëkura dhe artikujt prej saj me -0.2 për qind.

“Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2017 me tremujorin e katërt të 2016-së, çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.5 për qind. Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te prodhimet bimore me 16.1 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 11.7 për qind, prodhimet minerale me 6.4 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij me 5.2 për qind, shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre me 2.7 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me 2.1 për qind, druri dhe artikujt prej tij me 0.9 për qind, artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit me 0.8 për qind dhe mjetet e transportit me 0.2 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt prej saj me -10.8 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj me -5.3 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me -2.6 për qind, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike me -2.5 për qind, këpucët me -2.4 për qind, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me -1 për qind dhe prodhimet e industrive kimike me -0.7 për qind. /Telegrafi/