35 persona janë raportuar të zhdukur në polici për periudhën tremujore të këtij viti. Për njërin nga rastet e fundit flet vullnetari për kërkim shpëtim, përderisa njohësit e sigurisë tregojnë për shkaqet e rrethanat e mundshme.
Një 70 vjeçare që u zhduk në rajonin e Prizrenit këtë jave për tu gjetur më pas në një gjendje të rëndë shëndetësore, ishte vetëm një ndër dhjetëra raste të zhdukjeve të raportuara së fundmi.
E njëjta vuante nga një sëmundje e harresës, për çka e kishte vështirësuar gjetjen e saj.
“Është gjetur me një lumë në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ka pasë një hipotermi shumë të madhe për shkak të moshës dhe kontaktit me ujë, në lumë, është dërguar me urgjencë në ambulancë dhe është në Spitalin e Prizrenit,” ka thënë Ridvan Tahiri nga Grupi për kërkim-shpëtimin e personave të zhdukur
Statistikat e policisë që ky institucion i ka ndarë me Dukagjinin tregojnë për një shifër prej 35 personash që ishin raportuar si të zhdukur nga 1 janari i këtij viti deri më tani.
Policia e Kosovës, megjithëkëtë nuk ka në data bazën e saj qendrore një statistikë të përgjithshme se sa prej rasteve të raportuara si persona të zhdukur, kanë arritur të gjenden.
E në këto raste përveç policisë veprojnë edhe grupi i vullnetarëve në krye me Ridvan Tahirin që thotë se prioritet i kanë rastet ekstreme.
“I kemi disa rregullore që intervenojmë vetëm në raste ekstreme që ka të bëjë më fëmijë dhe pleq të moshuar, sidomos në rastet e sezonës dimërore që ka të bëjë me ortek. Në rastet e adoleshencës nuk intervenojmë shumë shpesh për shkak se po dalin nga shtëpia me vetë-dëshirë dhe po kthehen pastaj,” shtoi Tahiri.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala përmend shkaqet e mundshme për këto raste.
“Një gërshetim dhe një luftë e kulturave fshat-qytet, ndryshim social edhe te pjesa e familjes si koncept që ne kemi pasur deri më tani, veprime të tilla deri më tani shumica e personave të zhdukur po ju rikthehen familjeve, apo diktohen nga ana e Policisë së Kosovës,” u shpreh Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë.
Përndryshe, Policia e Kosovës vepron sipas standardeve të caktuara ku pritet 24 orë përpara se një person të shpallet i zhdukur e për fëmijë rastet iniciohen menjëherë./RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Mamushës, dyshohet se kundërligjshëm ua dha shtetësinë e Kosovës 124 personave
Shpopullimi i fshatrave, mësuesi që ecën dy orë në këmbë për të mësuar pesë fëmijë
Kurti: 363 qytetarë të komunave veriore punësohen falë skemës qeveritare
Kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar