LAJMI I FUNDIT:

Për tetë muaj në vendin e punës humben jetën 7 punëtorë

Për tetë muaj në vendin e punës humben jetën 7 punëtorë

Brenda dy vjetëve të fundit, në vendin e tyre të punës, humben jetën 16 persona. Kjo shifër tregon se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është shqetësuese.

Kështu ka bërë të ditur kryeinspktori i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, gjatë një interviste dhënë për Ekonomia Online, i cili ndër të tjerash flet edhe për numrin e vogël të inspektorëve të cilët janë të pamjaftueshëm që të mund të arrijnë të inspektojnë një biznes brenda një viti.
Kryeinspektori Ibrahimi, ka thënë se krahasuar me vitin 2014, kur në vendin e punës humben jetën 17 persona, në dy vjetët e fundit ka një rënie të aksidenteve në ndërtimtari, mirëpo ai ka thënë se numri i vdekjeve në këtë sektor mbetet shqetësues.


“Vitin e kaluar kemi pasur 8-9 të vdekur në vendin e punës, kurse këtë vit i kemi 7 të vdekur, por për ne kjo është tepër shumë. Ne po bëjmë çmos që t’i ulim aksidentet në vendin e punës. Në bazë të analizave tona që i kemi bërë ne çdo vit së paku tre muaj kemi inspektime intensive vetëm në ndërtimtari. Por fatkeqësisht, ende gjendja nuk është e tillë që ne me u krenuar me një rezultat që kemi arritur. Edhe pse, në qoftë se ne vitin 2014 i kemi pasur nga 17 të vdekur në vendin e punës, natyrisht që është arritje, por a jemi të kënaqur, gjithsesi nuk jemi të kënaqur”, tha kryeinspektori Ibrahimi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë hasur në 1900 punëtorë pa kontrata pune, ndërsa në tetë mujorin e këtij viti kanë gjetur 1100 punëtorë pa kontrata.

Ndërsa thotë se për subjektet që kanë shkelur ligjin e punës, kanë shqiptuar rreth 300 gjoba. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori