Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Awards 2022.

Në këtë mbrëmje çmimesh pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë të gjithë artistë me prejardhje shqiptare.


Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë nikoqirë të mbrëmjes që do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.

ritushe

Ndërkohë, dy këngëtaret tjera të njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë në mbrëmjen e madhe hitet e tyre më të fundit.

Këto të dyja madje janë edhe të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.

Në këtë kategori atyre iu bashkohet në konkurrim edhe shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

DuaLipaMTVEMA1 1

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto", gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Fituesin e kësaj kategorie do ta vendosë vet publiku duke votuar në këtë LINK.

Kjo është hera e parë në histori që tri shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.

Bebemtvema 3

Në vitin 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të nominuara për të njëjtin çmim në Grammy Awards, “Artisti i ri më i mirë” – çmim të cilin përfundimisht e fitoi Dua.

Në po të njëjtin vit, Dua ishte nominuar në të njëjtën kategori me Rita Orën në mbrëmjen e madhe britanike të çmimeve “Brit Awards 2019”. Ato garonin për çmimin kryesor “Videoja muzikore më e mirë” me nga dy klipe të tyre.

AvaMaxcmim 3

Edhe në vitin 2017, Rita dhe Dua konkurronin njëra-tjetrën për të njëjtin çmim, “Best Look (Pamja më e mirë)”, në MTV Europe Music Awards 2017. /Telegrafi/