LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë dy kompani nga Kosova kualifikohen në programin pretigjioz Deloitte Technology Fast 50 në Evropën Qendrore

Për herë të parë dy kompani nga Kosova kualifikohen në programin pretigjioz Deloitte Technology Fast 50 në Evropën Qendrore

Deloitte Technology Fast 50 në Evropën Qendrore është një program që njeh dhe profilizon kompanitë e teknologjisë me rritje të shpejtë në rajon. Programi, i cili tani është në vitin e tij të 21-të, rendit 50 kompani publike ose private të teknologjisë me rritjen më të shpejtë bazuar në rritjen e përqindjes së të ardhurave për periudhën nga 2016 në 2019.

Me 42 ndërmarrje që kanë aplikuar për herë të parë në vitin 2020 në programin Deloitte Technology Fast 50 në Evropën Qendrore, është edhe një herë e qartë se rajoni është një vatër për kompanitë e reja inovative dhe krijuese që po formësojnë të ardhmen. Kjo tregon gjithashtu një zhvillim të mbarë në sektorin e teknologjisë në rajon, pasi kompanitë që ishin start-up/në hapat e parë vetëm disa vite më parë kanë arritur të bëhen biznese të zhvilluara me rritje të lartë.

Më shumë se 300 kompani kanë garuar për të marrë pjesë në renditje. Shkalla më e lartë e rritjes është 9,077% ndërsa shkalla mesatare e rritjes për të gjithë aplikuesit është 1,460%, dukshëm më e madhe sa ishte ajo e vitit të kaluar prej 1,128%, e cila është një rritje e jashtëzakonshme.

Jemi shumë krenar që këtë vit për herë të parë në këtë program kanë arritur të kualifikohen edhe dy kompani nga Kosova, GjirafaInc.,në vendin e 11-të në kategorinë kryesore CE Fast 50 me një rritje prej 1,509% si dhe Frakton në vendin e 16-të në kategorinë Rising Stars (apo Yjet në ngritje) me rritje prej 366%. Kjo ështëkategori e veçantë për kompanitë me rritje të shpejtë që nuk janë akoma të pjekura sa të përfshihen në Fast 50.

“Të renditemi në vendin e 11-të nga kompanitë teknologjike me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore është një ndjenjë e papërshkrueshme për ne. Kjo arritje erdhi falë punës, përkushtimit dhe mbi të gjitha dashurisë që ekipi i Gjirafa Inc. ka ndaj këtij vendi. Me një ekipë plot vullnet, me bashkëpunëtorë dhe partnerë të besueshëm e serioz, ne besojmë që e ardhmja do të jetë edhe më e mirë. Ju faleminderit të gjithëve.”, u shpreh Mërgim Cahani, bashk-themelues i Gjirafa, Inc.

Këtë vit, Deloitte ka prezantuar edhe një kategori e re në Programin CE Fast 50 ImpactStars (apo Yjet e Ndikimit) e cila vlerëson kompanitë që në mënyrë të suksesshme lidhin produktet/shërbimet e tyre me një ndikim pozitiv në shoqëri, biznes, inovacion, mjedis,  apo diversitet midis punonjësve, si dëshmi se këto kompani kanë një dimension të qartë etik në zemër të modelit të tyre të biznesit.

Kompanitë e nominuara nga Kosova për këtë çmim janë: AssecoSeesh.p.k., Cacttus sh.a. si dhe 3CIS j.s.c.

Për më shumë informata për Deloitte Technology Fast 50 në Evropën Qendrore, vizitoni faqen Deloitte.com