LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, Biden e quan kriminel lufte Putinin

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të mërkurën se beson që udhëheqësi rus, Vladimir Putin “është një kriminel lufte” shkaku i sulmeve në Ukrainë.

Duket se është hera e parë që i pari i shtetit amerikan e ka quajtur publikisht liderin rus me këtë frazë.


Gjithçka që po ndodh në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Komenti i Bidenit erdhi disa orë pasi senatori demokrat i Arizonës, Mark Kelly tha se presidenti “absolutisht” duhet ta quante Putinin një kriminel lufte.

Kelly përmendi sulmet e Rusisë ndaj “spitaleve, reparteve të maternitetit, ndërtesave të banimit” në Ukrainë dhe “të shtënat e drejtpërdrejta të ushtrisë ndaj civilëve”.

Në një bashkëbisedim me një gazetar, Biden u pyet “President, pas gjithçkaje që kemi parë, a je gati ta quash Putinin kriminel lufte”. Biden fillimisht u përgjigj “Jo”.

Gazetari më pas pyeti nëse Biden do të “shkojë në Poloni”, ku shumë refugjatë ukrainas kanë ikur nga pushtimi rus.

Biden ndan 800 milionë dollarë më shumë për Ukrainën - 800 sisteme kundërajrore dhe raketa antitank
Lexo po ashtu Biden ndan 800 milionë dollarë më shumë për Ukrainën - 800 sisteme kundërajrore dhe raketa antitank

Biden më pas kthehet dhe e pyet gazetarin, “A më pyetët nëse duhet të telefonoja? Oh, unë mendoj se ai është një kriminel lufte”.

Ndryshe, paraprakisht presidenti amerikan kishte bërë të ditur se ka ndarë pajisje ushtarake në vlerë prej 800 milionë dollarëve për ushtrinë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori