LAJMI I FUNDIT:

Për të filluar biznesin, shiti edhe shtëpinë, ndërsa familjen e zhvendosi në një kampshtëpizë: Rrëfimi për njeriun i cili u bë miliarder nga shitblerja e veturave të aksidentuara

Për të filluar biznesin, shiti edhe shtëpinë, ndërsa familjen e zhvendosi në një kampshtëpizë: Rrëfimi për njeriun i cili u bë miliarder nga shitblerja e veturave të aksidentuara

Një Ferrari 812 i vitit 2019 është një bishë në çdo aspekt. Me 789 kuaj-fuqi dhe një shpejtësi të lartë prej 211 milje në orë, për ta blerë atë, ju do të duhet të paguani hiq më pak se 363,000 dollarë.

Megjithatë, një të tillë ju mund ta blini për një çmim shumë më të lirë – nëse veproni shpejt dhe nuk ju pengojnë disa “goditje” që ai ka “përjetuar”.


Këtë, sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, mund ta bëni përmes Copart Inc. e cila është duke e shitur një të tillë në internet me një ofertë të lartë aktuale prej 91,500 dollarësh.

Por kjo nuk është e vetmja veturë që mund ta blini aty – sepse kjo veturë është pothuajse një nga 200,000 automjetet e disponueshme – nga superveturat deri tek transportuesit e njerëzve – disa të dëmtuara pak, disa “rrënoja totale”.

Sipas Wikipedia, Copart, Inc., me seli në Dallas, Texas, është një ofrues ankandi i automjeteve në internet dhe shërbimeve të riblerjeve në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe që ka hapur operacione në Gjermani, Irlandë, Brazil, Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe në Finlandë.

I bleu një pije një të panjohuri, kjo i ndihmoi të arrinte ku është sot – rrëfimi për shefin e kompanisë që sot ka mbi 8000 të punësuar (Foto)
Lexo po ashtu I bleu një pije një të panjohuri, kjo i ndihmoi të arrinte ku është sot – rrëfimi për shefin e kompanisë që sot ka mbi 8000 të punësuar (Foto)

Dhe po sipas Bloomberg, biznesi i shitjes së automjeteve të dëmtuara nuk ka qenë kurrë më i mirë për themeluesin e Copart, Willis Johnson, me origjinë nga Oklahoma, i cili i ktheu “fatkeqësitë e shoferëve” në një pasuri prej 1.9 miliard dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires.

Siç bëhet e ditur, 72-vjeçari ka mbledhur një rrjet të veturave të aksidentuara nëpër SHBA, Brazil, Britani të Madhe, Lindje të Mesme dhe vetëm javën e kaluar hapi një hapësirë prej 22 hektarësh në Berlin.

Dhëndri i tij, Jay Adair, është zyrtari kryesor ekzekutiv dhe zotëron më shumë se 800 milionë dollarë të aksioneve të Copart, të cilat së fundmi kanë shënuar rritje.

Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)
Lexo po ashtu Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë (Foto)

Po sipas Bloomberg, bëhet fjalë për njeriun i cili gjashtë muaj pasi mbaroi shkollën e mesme në Kaliforni, u regjistrua për të kryer shërbimin ushtarak. Ai shërbeu për një turne njëvjeçar në Vietnam, pastaj u kthye për të punuar në biznesin e babait të tij.

Megjithatë, më pas Johnson bleu “oborrin” e tij në vitin 1972 për 75,000 dollarë, duke shitur shtëpinë e tij për të financuar blerjen dhe duke zhvendosur gruan e tij, Joyce dhe dy fëmijët e vegjël në një kampshtëpizë, siç kishte shkruar ai në autobiografinë e tij të botuar, “Junk to Gold”.

Rrëfimi për njeriun më të pasur në Japoni: Dyqani i parë i tij ishte në katin e parë, familja jetoi mbi të – sot vlen 25 miliardë dollarë (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi për njeriun më të pasur në Japoni: Dyqani i parë i tij ishte në katin e parë, familja jetoi mbi të – sot vlen 25 miliardë dollarë (Foto)

Një nga pikat e forta të Copart – tanimë kompani multimiliardëshe – është marrëdhënia e saj me siguruesit, për të shitur më shumë makina që ata gjykojnë shumë të kushtueshme për t’u rregulluar.

Kompania ka qenë në gjendje të fitojë më shumë biznes nga siguruesit për shkak të aftësisë së saj për të trajtuar vëllime të mëdha të makinave të dëmtuara pas katastrofave natyrore siç është Uragani Harvey, sipas një raporti në Guggenheim të tetorit, i cili vlerësoi se Copart “fitoi” 130,000 makina shtesë në vit, përmes vetëm një marrëveshjeje.

Willis Johnson me koleksionin e tij të makinave

Ajo ishte nga të parat që shfrytëzoi rastin e shitjeve dhe blerjeve përmes internetit, duke lëshuar një platformë të ofertave në internet në vitin 1998, tre vjet pasi u krijua EBay Inc.

Johnson, i cili e përshkruan veten si një “rrezikues në biznes”, është konservator në politikën e tij.

Ai ka kontribuar të paktën 1.5 milion dollarë në kauza konservatore që nga viti 2001.

Për fatin e kompanisë, sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, si shumica e korporatave amerikane, Copart ka përfituar nga niveli i ulur i taksave të korporatave nën administratën e presidentit Donald Trump.

Gjithçka filloi me serinë e parë, që ishte dizajnuar nga një italian: Një histori e evoluimit të Volkswagen Golf - që nga seria 1 deri 8
Lexo po ashtu Gjithçka filloi me serinë e parë, që ishte dizajnuar nga një italian: Një histori e evoluimit të Volkswagen Golf - që nga seria 1 deri 8

Kompania gjithashtu ka krijuar terren të ri, duke u zgjeruar në tregjet e panjohura dhe duke punuar me shitësit përtej industrisë së sigurimeve.

Por suksesi i kompanisë edhe gjatë këtij viti pritet të jetë i madh pasi tregu i makinave të përdorura është gati të godasë rekord të shitjeve në 41 milionë automjete këtë vit, sipas një analize nga Edmunds, një faqe interneti për kërkime të automobilave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Kalo në kategori