Për shtypjen e ulët të gjakut ndihmojnë lëngjet, ndërkaq për shtypjen e lartë ushqimi mediteran

Nga zabullima ndodh zgjerimi i enëve të gjakut dhe përkeqësohen simptomat e shtypjes së ulët të gjakut
Simptomat janë: marramendja, shikimi i turbullt, puna jo e rregullt e zemrës, shtimi i etjes, frymëmarrja e shkurtër, lëkura e ftohtë, e djersitur dhe e zbehtë, por edhe alivanosja.
Në shumicën e rasteve shtypja e ulët e cila shfaqet te të rinjtë dhe te njerëzit e shëndetshëm nuk është diçka që duhet për t’u brengosur, pos nëse nuk është pasojë e sëmundjeve të caktuara apo të barnave. Duhet të silleni kështu:
Para së gjithash, nuk duhet të qëndroni gjatë në këmbë në një vend, posaçërisht jo në diell. Kini kujdes të mos bëni lëvizje të vrullshme, si edhe të pini sa më shumë lëngje.
Gjatë ditëve të ngrohta njerëzit e rrezikuar me tension të ulët, por edhe personat me tension të lartë të gjakut duhet të kujdesen.
Tensioni i lartë është më i rrezikshëm, sepse rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës, infarktit dhe dështimit të veshkave, mirëpo problemet janë më të shpeshta dimrit kur enët e gjakut për shkak të të ftohtit ngushtohen, prandaj kalueshmëria e tyre zvogëlohet, gjë që rrit presionin, transmeton Telegrafi.
Simptoma e tensionit të lartë mund të jenë: marramendja, por edhe dhembja e kokës, përkatësisht e qafës, si edhe ndjenja e peshës në koshin e kraharorit dhe lodhja e shpejtë.
Një ndër simptomat e tensionit të lartë mund të jetë çrregullimi i shikimit, por, fatkeqësisht, mund të çojë edhe në sulm në tru.
Tensioni i lartë më së shpeshti mund të rregullohet pa ilaçe, dhe kur njëherë normalizohet është e mundshme të mbahet në nivel të shëndetshëm duke iu përmbajtur shprehive të shëndetshme.
Baza e ushqimit e personit me tension të lartë të gjakut duhet të jenë pemët dhe perimet, mishi i peshkut, por sa më pak mish të kuq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker