LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të shembjes së dheut, bllokohet rruga Pejë-Kuqishtë

Për shkak të shembjes së dheut, bllokohet rruga Pejë-Kuqishtë

Ministria e Infrastrukturës njofton se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në Rugovë të Pejës, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, e në veçanti të ditës së sotme, ka pasur një rrëshqitje masive dheu që ka bllokuar një pjesë të aksit rrugor Pejë-Kuqishtë.

Ministria njofton të gjithë qytetarët se kompania për mirëmbajtje të rrugëve është duke punuar në sanimin e bllokadës, e cila nuk është edhe e vogël, andaj edhe fton qytetarët që të shmangin aksin rrugor nga Peja në drejtim të Kuqishtës.


“Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar me të gjitha ekipet e saj që janë në teren për të mundësuar qarkullim normal në tërë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.