LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të punimeve teknike, ​lagja “Kalabria” në Prishtinë të shtunën mbetet pa ujë

Për shkak të punimeve teknike, ​lagja “Kalabria” në Prishtinë të shtunën mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Kalabria” në kryeqytet se të shtunën do të ketë ndërprerje të ujit të pijes.

Kjo për shkak të punimeve teknike.


“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë që nesër më datë 07.03.2020, e shtunë ,lagjja Kalabria do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë prej orës 09:00-16:00. Arsye për këtë ndërprerje janë punimet teknike të planifikuara në kuadër të bashkëpunimit me projektet e zyrës Zvicerane dhe bëhen për shkak të instalimit të ujëmatësit zonal afër ambulantes së lagjes në fjalë.  Ekipet tona do të jenë në përkrahje të kontraktorit me qëllim që punimet të kryhen sa me shpejt dhe në kohë”, thuhet në komunikatën e Ujësjellësit.