LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të një tatuazhi i riu nga Gjilani mbeti jashtë FSK-së, kërkon që të largohet kjo ‘rregull’

Për shkak të një tatuazhi i riu nga Gjilani mbeti jashtë FSK-së, kërkon që të largohet kjo ‘rregull’

I riu 23 vjeçar, Ermelind Kastrati, nga Gjilani njëri nga rekrutët e larguar të premten nga FSK-ja ka thënë se një tatuazh në krahun e tij i ka kushtuar me largimin nga FSK-ja. 

Ai në një prononcim për Telegrafin tregoi, se tatuazhin e ka bërë pasi ka aplikuar në FSK, për ushtar.


Kastrati tutje tha se pasi i kishte kryer të gjitha testet, si ato fizike dhe atë me shkrim atë e larguan të premten bashkë me disa të tjerë, me arsyen e vetme të tatuazhit në trup, ndërkaq shprehu pakënaqësinë me largimin e tij nga FSK, pasi siç tha ai i shkoi dëm një vit pritje.

Ai tregoi se pasi e ka bërë tatuazhin, iu ka treguar në FSK, e sipas tij ata i kanë thënë “Kur të vish atje e shikojmë”.

“Të martën e kemi deklaru që i kemi tatuazhin në trup. E kemi shkru një deklaratë në një letër. E ajo deklaratë ka shkuar në Ministri, dhe nga dita e martë jemi në pritje nëse do të qëndrojmë në FSK apo jo. Dje erdhi lajmi që do ta na largojnë nga FSK, dikur rreth orës 15:30 na ka ardh lajmi”, tha i riu nga Gjilani.

Ai ka bërë apel që kjo rregull të hiqet. “Vetëm te ne janë këto rregullore. Këto duhet të hiqen…”, tha tutje ai.

Telegrafi po ashtu është munduar të kontaktoj përfaqësues të Forca të Sigurisë së Kosovës (FSK), por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndryshe, në konkursin e shpallur në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, njëra ndër kriteret e përgjithshme për rekrut të FSK-së është dhe kjo pikë:

“Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun. (Në rast përzgjedhjeje, kandidatët janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor deri në trajnimin bazik, në të kundërtën do të diskualifikohen)”.

Ndërkaq, në tatuazhin e Kastratit janë fjalët heroit Agim Ramadanit:

Mu shterrshin sytë nëse pushoj

Lirinë tënde me ëndrrue

Mallkue qoft gjaku im

Nëse mvrasin pa luftue. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori