LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të kërcënimeve, Mitko Jançev do të sigurohet nga policia

Për shkak të kërcënimeve, Mitko Jançev do të sigurohet nga policia

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot konfirmoi se kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, i cili u shkarkua nga funksioni i nënkryetarit të OBRM-PDUKM-së, ka denoncuar kërcënime dhe ka marrë sigurim policor.

“Kryetari Mitko Jançev, ka denoncuar se ka kërcënime. Niveli i sigurimit të tij është patrullor. MPB është në dispozicion të çdo njërit që ka kërcënime”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai theksoi se edhe Hristijan Mickoski ka pasur kërcënime dhe është siguruar nga forcat policore, si kryetar i opozitës.

Përndryshe, pas përplasjeve në partinë opozitare dhe përjashtimit të disa anëtarëve, Mitko Jançev publikisht deklaroi se ka marrë kërcënime për jetën dhe familjen e tij./Telegrafi/