LAJMI I FUNDIT:

Për sezonin veror, Policia rrugore në Shqipëri sjell rregulla të reja

Për sezonin veror, Policia rrugore në Shqipëri sjell rregulla të reja

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, me qëllim të zbutjes së trafikut rrugor, mundësimin e një qarkullimi të sigurt dhe të rrjedhshëm të mjeteve gjatë sezonit turistik veror 2016, kërkon nga drejtuesit e makinave të rënda që të zbatojnë disa rregulla.

Kështu, do të ndalohet qarkullimi në fundjavë – ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e diele nga ora 12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës (për mjetet e transportit te mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kilogramë, me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 metra, mjetet rrugore apo bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 kilometra në orë, mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor, dhe për kursantët e autoshkollave mësimore).


Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëm të konsiderueshme materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.

Gjithashtu, Policia këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë, që për të shmangur trafikun e rënduar, si pasojë e sezonit turistik, të përdorin edhe rrugët Tiranë – Ndroq – Plepa, Tiranë – Kamëz – Fushë Krujë, rrugët dytësore të Autostradës Tiranë – Vorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori