LAJMI I FUNDIT:

Për sa kohë mund t’i ruani verërat

Për sa kohë mund t’i ruani verërat
Rexhep Kryeziu, ekspert i vreshtarisë dhe verarisë

Sa kohë qëndrojnë verërat? Jo çdo verë ka qëndrueshmërinë e gjatë në vite dhe që i rritet vlera shijuese me moshën. Përkundrazi: shumica e verërave përpunohen në atë mënyrë që duhet të pihen menjëherë – dhe kjo do të thotë, të pihen të reja

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër


Shumica e verërave kanë vetëm një jetëgjatësi të kufizuar. Sa kohë jetojnë verërat, varet nga faktorë të ndryshëm. Thartësira dhe përmbajtja e alkoolit luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa dhe vetë kultivari i rrushit. Një tregues se sa mirë mund të ruhet një verë është çmimi: sa më e shtrenjtë të jetë vera e mirë, aq më e lehtë është që të ruhet. Megjithatë, çmimi më i lartë nuk është çdoherë një garanci për jetëgjatësi të gjatë të verës.

Sot, vetëm rreth pesë deri në dhjetë përqind e të gjitha verërave të prodhuara ruhen për një kohë të gjatë. Shumica e verërave mund të pihen menjëherë pasi të mbushën në shishe – dhe duhet të konsumohen brenda dy deri 5 viteve. Arsyeja për këtë është e qartë: shumë pak klientë kanë një objekt të përshtatshëm për ruajtjen e verërave. Kjo do të thotë se shumë pak njerëz kanë një bodrum vere me temperament të mirë. Nëse dëshirojmë të dimë dhe për sa kohë mund të ruhet një verë varet nga shumë faktor.

Përmbajtja e alkoolit: Alkooli është një ruajtës shumë i mirë dhe vret bakteret. Sa më e lartë të jetë përmbajtja e alkoolit e një vere, aq më e lehtë është të ruhet. Duhet të jetë së paku 12.5 për qind. Verërat e pjekura në fuçi barriqe druri zakonisht kanë një përmbajtje alkooli prej rreth 13 përqind dhe për këtë arsye janë më të qëndrueshme.

Përmbajtja e sheqerit: Sheqeri gjithashtu ka një efekt ruajtës, prandaj verërat nga vjelje te vona, nga rrushi i terur, zakonisht kanë një jetëgjatësi më të gjatë, janë edhe të forta alkoolore. Përmbajtja e alkoolit mund të neglizhohet këtu.

Përmbajtja e taninës: Taninet gjithashtu bëjnë që vera të jetojë më gjatë.

Përmbajtja e thartirave: Shumë thartira / verërat acidike, veçanërisht në verën e bardhë, siguron që vera të zgjasë më gjatë sepse parandalon rritjen e baktereve.

Sulfitet: Sot, sulfitet shtohen shpesh në verë për ta bërë atë të ruhet më gjatë. Acidi sulfuror redukton bakteret e acidit acetik dhe mbron verën nga oksidimi. Duke qenë se sulfitet dyshohen se shkaktojnë alergji, po kërkohen alternativa. Studiuesit tani kanë ruajtur verën duke përdorur pasterizim të ftohtë.

Kultivarët e rrushit: Vera e disa kultivarëve të rrushit ruhen më mirë se të tjerat. Kur bëhet fjalë për disa kultivar rrushi për verëra të kuqe, këto janë kryesisht kultivarët Cabernet Sauvignon, Nebbiolo, Sangiovese, Vranç, Merlot, Tempranillo, Tanat, Syrah /Serin, Rrush Rahoveci. Verërat e kuqe nga Burgundy ose Bordeaux, Toskana, Sicilia në përgjithësi karakterizohen nga një jetëgjatësi e mirë. Kur bëhet fjalë për verërat e bardha që ruhen më gjatë, duhet të zgjidhni verërat nga kultivarët Veltliner i gjelbër, Rieslingu, Shardone, Traminer, Pinot gris.

Për sa kohë mund të ruhet vera?

Fatkeqësisht, në shishet e verës nuk ka një datë informimi për konsumatorët se sa kohë mund të jetojë një verë përpara se të hapin shishen. Më poshtë janë disa udhëzime:

* Nëse është e mundur, nuk duhet ta ruani verën cilësore për një kohë të gjatë, por ta konsumoni më së voni pas një deri në tre vjet. Nëse vera është më shumë thartësirë, jetëgjatësia e saj mund të rritet në gjashtë vjet.
* Vera tavoline zgjat vetëm 1 deri 2 vjet dhe Riesling-u i pastër deri në katër vjet.
* Verërat e vjeljeve të vona mund të ruhet për 4 deri në 6 vjet dhe verërat nga përzgjedhja e rrushit mund të ruhet për 4 deri në 8 vjet. Verërat nga përzgjedhja e kokrrave, madje, mund të ruhet deri në dhjetë vjet.

Si ruhet parimisht vera?

Është më mirë të ruani verën tuaj në një bodrum të freskët dhe të lagësht. Një temperaturë prej 10 deri në 12 gradë dhe me lagështi të ajrit nga 60 deri 80% është ideale. Nëse nuk keni një bodrum, alternativa është një Frigorifer me klimë vere. Verërat që mbyllen me tapë duhet të ruhen në pozitën horizontalisht të shishëve në mënyrë që tapa të mbetet e lagësht në kontakt me verën. Verërat mund t’i ruani në mënyrë të sigurt me tapa plastike ose kapakë vidhash në këmbë. Pasi të jetë hapur vera, duhet ta mbyllni me tapë dhe ta vendosni në frigorifer. Ose thjesht duhet ta pini atë.

Një vjelje e vështirë nga shumë rajone në rritje, të një viti jo të mirë, me cilësi të rrushit jo të lartë, nuk duhet pritur verëra me jetëgjatësi te madhe. Prandaj, potenciali i vjetrimit të verërave është shumë i kufizuar. Në veçanti, cilësia e rrushit nga vitet me vegjetacion të mirë, vinë verërat e cilësisë së lartë, në fakt edhe më të ruajtura, me jetëgjatësi më të madhe. Gjërat duken më mirë nga verërat qe prodhohen në vendet bregdetare të Mesdheut, këtu bien dhe rajonet vreshtare të bregdetit Adriatik, ndër to dhe verërat shqiptare me qëndrueshmëri më të madhe pa i lënë anash dhe verërat e disa kultivarëve të lartpërmendura nga prodhuesit kosovar. Një Cabernet Sauvignon shumë i mirë nga rajonet bregdetare të Mesdheut, duhet të zgjasë për 20 deri 30 vjet, e veçanërisht në një shishe Magnum. Përndryshe, verërat e ëmbla, të tilla si një port i cilësisë së mirë nga Portugalia apo edhe një Shery nga Spanja, apo Saturney franceze, megjithatë, komponentët e çmuar në përmbajtje janë të rralla, qëndrueshmëria e tyre është më e gjatë ne vite se sa besohet.

A pihet akoma vera 30 vjeçare?

Në kantinën “Wehrli” ku punoja, kishte verëra të vjetra deri në 30 vjet. Pyesja veten nëse vera mund të pihej ende pas kaq shumë kohësh. Me lejen e pronarit Peter Wehrli më dhanë një shishe dhe shpejt e hapa po sa shkova në shtëpi, e shijova, e mirë fort, e piva me një mik që kisha në vizitë.

Fletërregullorja mbi etiketimin e verërave
Lexo po ashtu Fletërregullorja mbi etiketimin e verërave

Një keqkuptim i zakonshëm është se verërat bëhen më të mira me kalimin e moshës. Ky është vetëm një rast i jashtëzakonshëm. “Një vlerësim bujar është se rreth 10 për qind e të gjitha verërave të kuqe dhe 5 për qind e të gjitha verërave të bardha shijohen më të këndshme dhe interesante pas pesë vitesh sesa në vitin e parë. Vetëm 1 për qind e të gjitha verërave kanë veçorinë e vazhdimit të zhvillimit për një deri në dy dhe tre dekada, ndonjëherë edhe më gjatë”, thotë Mjeshtri i njohur i Verës Jancis Robinson.

Siç u përmend më lart, kjo varet nga përmbajtja e alkoolit, aciditeti, polifenolet dhe kushtet e ruajtjes në bodrum. Bodrumi duhet të ketë një temperaturë prej 6 deri në 14 gradë C, një lagështi prej 60 deri në 80%, të errët dhe pa ndikimin e dridhjeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori