LAJMI I FUNDIT:

Fletërregullorja mbi etiketimin e verërave

Fletërregullorja mbi etiketimin e verërave

Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër


Më poshtë është një përmbledhje e rregulloreve më të rëndësishme të ligjit të verërave për dizajnin e etiketës, si duhet të jenë ato

Emërtimi

Verërat duhet të klasifikohen me ligjet e Ministrisë së Bujqësisë të një vendi.

▪ Verërat cilësore duhet të jenë me emërtim të kontrolluar të origjinës si i përcakton ligji i një shteti AOK. Këtu janë verërat që përcaktohen me emrin e rajonit vreshtar p. sh. Renzina e Gjakovës, Prizrenit, Therandës ose Sejani apo Baltina e Rahovecit etj., ose të zonës gjeografike të një vendi më të gjerë p. sh. Anadrinia (p.sh. AOK- Anadrinia – Apelimi i Origjinës së Kontrolluar i Anadrinisë nga inspekcionet shtetërore)

▪ Verërat rajonale janë verërat që identifikohen me emrin e vendit ose një pjese të një vendi që është më i madh se ai i një komune. Ka edhe verëra të vendit me emrat e tyre nga një kodër vreshtare.

▪Verë tavoline – Duhet të shprehet gjithashtu në verërat të klasës së verërave për konsum të përditshëm p.sh. verë tavoline kosovare.

Informacione shtesë në etiketë

Për të gjitha klasat e verërave, ngjyra e verës mund të jepet si shtesë e përshkrimit të produktit. Tregimi apo dëshmia e varietetit të cilësisë së mirë dhe rrushit është e rezervuar për verërat në klasat e verërave të vendit. Përmbajtja e sheqerit të mbetur në verërat e gazuara dhe verërat e tjera mund të deklarohen në përputhje me nenin ligjor të urdhëresës për pijet të një vendi që përcakton ministria e bujqësisë.

Termat specifikë të verës sipas nenit ligjor të Urdhëresës së Verës, të tilla si verë Rezervë, mund të përdoren vetëm për të etiketuar dhe paraqitur një verë me origjinë nga vendi i origjinës me kuptimin e fjalës p.sh. shqip, në kuptimin e përkufizimit të tyre. Emrat fantazi lejohen, por nuk duhet të shkaktojnë konfuzion ose mashtrim. Duhet vërtetuar cilësinë e verës për emrin e propozuar.

Dispozitat për përzierjet dhe montimet

Përzierja i referohet rrushit, mushtit të rrushit ose verës me origjinë të njëjtë ose origjinë të ndryshme. Sasia maksimale e përzierjes nuk duhet të jetë mbi 10% për verërat AOK (Apelimit të Origjinës së Kontrolluar) dhe 15% për verërat e regjionit. Mund të përzihen vetëm verërat e së njëjtës ngjyrë. Shtimi i verës së kuqe në verën roze dhe verës roze në verën e kuqe për të balancuar ngjyrën lejohet brenda rregulloreve të përzierjes. Është gjithashtu e mundur të përzihet verë roze me një maksimum prej 10% verë të bardhë, me kusht që rregulloret e ligjit shtetëror nëse ta lejojnë këtë. Përndryshe një verë e stilit Rozë, nuk lejohet të përzihet mes verë të bardhë.

Montimi është përzierja e rrushit, mushtit të rrushit ose verës me origjinë ose prejardhje me njëra-tjetrën. Për përdorimin e emërtimeve shtesë për verërat e përziera si emrat e varieteteve ose vreshtave, duhet të merren parasysh rregulloret ligjore si i paraqet vetë ministria e bujqësisë në lidhje me raportet e përzierjes.

Termat e huaja, në etiketat e verërave të një vendi, si p.sh. “Reserve”, “Riserva”, “Amarone”, “Stierenblut”, “Bikaver”, “Eisswein”, etj, parimisht nuk lejohen të përdoren. Një vend prodhues duhet të emërojë verërat e veta të kategorizuara me ligjin e vendit prodhues nga shteti përkatës, p.sh. Kosova dhe Shqipëria duhet t‘i kategorizojnë verërat në terme vendore.

Në përputhje me pamjen e etiketës dhe mesazhin e shkruar në etiketë, dashamiri i verës pyet veten: Çfarë do të pres kur ta hap këtë shishe? Çfarë stili i verës mundë të jetë ky?

Çfarë ka në shishe? Kjo është pyetja e rëndësishme për stilin e verës: verë e bardhë apo e kuqe? Frutore apo e maturuar? E thatë apo e ëmbël? E lehtë apo e fortë? Cilësi e lartë apo e thjeshtë? Shpesh duhen disa njohuri paraprake për të qenë në gjendje të nxirren përfundime sa më saktë që të jetë e mundur për stilin e verës nga indikacionet e ndryshme në etiketat e verërave.

Varieteti i rrushit është treguesi më i fortë i karakterit të verës. Nëse një varietet është në etiketë, pjesa e tij duhet të jetë së paku 85% sipas ligjit të BE-së. Varietete tjera prezente në verë, duhet të emërtohen në rend zbritës të pjesës së tyre në përmbajtjen e verës.

GettyImages

Verërat duhet të njihen mirë nga etiketa

Situatë kur jeni duke qëndruar para raftit të verës në një market apo vinothek dhe nuk dini çfarë verë të blini. Shumë në këtë situatë përpiqen të kuptojnë etiketën e verës, duke shpresuar për një verë të mirë. Do të mundohem të sqarojë nëse vërtet mund ta dalloni një verë të mirë nga etiketa. Por, e përshkruaj si do të duhej të jenë ato nga verërat kosovare edhe shqiptare.

Etiketa e verës përdoret kryesisht për të identifikuar dhe deklaruar verën. Informacioni i dhënë duhet të jetë në përputhje me informacione dhe udhëzime të caktuara ligjore. Kështu konsumatori duhet të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm. Në këtë artikull do të zbuloni se çfarë informacioni do t’ju ndihmojë të kuptoni etiketat e verërave dhe të dalloni një verë të mirë nga etiketa.

Bazat e etiketës së verës

Në informacionin në etiketën e verës, bëhet dallimi ndërmjet informacionit ligjor të detyrueshëm dhe informacionit vullnetar. Informacioni vullnetar mund të shtohet nga prodhuesi i verës ose tregtari i verës.

Deklarata e kërkuar ligjërisht gjithashtu ndryshon shumë në varësi të origjinës së verës, prandaj varieteti i rrushit ose viti i vjeljes që përkon me vitin e prodhimit të verës, për shembull, duhet të gjenden në etiketën e verës. Për të kuptuar më mirë etiketat e verës dhe për të marrë një ide për verën, ka kuptim të njiheni me disa informacione bazë në etiketë. Ky është një shembull i etiketës së verës, pamja e përparme e etiketës dhe etiketa shtesë prapa etiketës kryesore:

Kjo është etiketa e prodhuesit të verës “Tradita” nga Malësi e vogël (ish Radosta) e Rahovecit, pronë e familjes Kastrati. E mora si shembull. Në thelb është një prezantim i verës në etiketë. Prodhuesi “Tradita”, prejardhja e varietetit të rrushit nga Vranina, prodhimi i vjeljes së rrushit nga viti 2017. Në parim, etiketës i mungon vetëm vula cilësore “AOK – Anadrinia”, e cila tani propozoj që ky institut të themelohet në Rahovec për monitorimin e cilësisë së prodhimit.

Në etiketën shtesë thuhet: Vranina, prodhim i vitit 2017; Tregon ngjyrën e verës së përftuar nga varieteti i rrushit Vranç; Aty tregohet emri i familjes që zotëron bodrumin e verës “Tradita”; Vendndodhja e selisë të Bodrumit të verë; përmbajtja e alkoolit në 14.5 % në vëllim; vëllimi i shishes dhe simboli i sulfitit.

Kështu duhet të jetë etiketa e prodhuesit nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, pa emra të huaj si Reseve, Grand Reserve, Superiore, Prestige e emërtime të tjera që nuk e bëjnë verën më të mirë se sa është dhe e bëjnë më të dyshimtë nga veradashësit.

1 – Verërat kosovare

Për shembull “AOK Anadrinia” Rahovec, Vranç 2018″. Etiketat e verërave Kosovare duhet të përmbajnë informacione të dobishme. Me këtë verë ne mund të ofrojmë informacionin e mëposhtëm të kërkuar ligjërisht që duhet të jetë në një etiketë vere në Kosovë:

Përshkrimi i produktit dhe niveli i cilësisë: Për shembull Vera ka emërtimin AOK (Apelimi i Origjinës së Kontrolluar) Anadrinia.

Në Kosovë duhet të prodhohet:

1. Klasifikimi AOK verë e cilësisë më të lartë.
2. Verë vendase.
3. Verë tavoline.

Me AOK nënkupton një verë të cilësisë më të lartë, pasi cilësia kontrollohet rregullisht dhe mbrohet edhe emri i verës.

Përshkrimi: Verë vendi do të thotë se vera vjen nga një rajon specifik i Kosovës dhe nuk ka gjetur asnjë përzierje me rrush nga rajone apo vende të tjera. Në Kosovë ka verëra shumë të mira të vendit, por duke qenë se ka kaq shumë, është më e vështirë të gjesh ato të cilësisë së mirë që e dëshiron, preferohet t’i provon. Klasifikimi i fundit, verërat e tryezës, i referohet verërave që nuk kanë rregulla gjeografike dhe për këtë arsye mund të përzihen së bashku me ato ndërkombëtare. Këto verëra shpesh prodhohen me çmim të ulët, për cilësinë e verës.

2 – Emri dhe adresa

Adresa jepet në etiketën e përparme p. sh. “Kantina e verës Labinot Shulina”, Rahovec. Informacioni në etiketën e pasme shtohet si zona e prodhimit Anadrini. Emri i kantinës së verës ose prodhuesit të verës ndonjëherë mund të përdoret gjithashtu për të konstatuar cilësinë e verës, për shembull nëse është një punishte vere e njohur ose nëse tashmë keni shijuar verëra të tjera nga ky prodhues i verës.

Vendi i prodhimit: Duhet të specifikohet në Kosovë dhe mund të shihet nga adresa në këtë shembull.

Përmbajtja e alkoolit në “vol%”: Kjo mund të lexohet në etiketën e pasme dhe në rast se është “14.0% vol”, që sugjeron një verë mjaft të rëndë. Një verë mund të klasifikohet si e rëndë nga 14.0% në vëllim, me e rëndë që tregon një verë më të fortë dhe me trup më të plotë.

Ekzistojnë gjithashtu disa informacione vullnetare që thonë më shumë për verën:

Varietetet e rrushit: Etiketa tregon se vera është bërë nga varieteti i rrushit Vranç. Kjo mund të ndihmojë në përzgjedhjen e verës nëse preferoni shijen e varieteteve të caktuara.

Karakteri: Kjo etiketë e verës tregon edhe karakterin e verës. Në këtë përshkrim të shkurtër ju merrni një lloj pamjeje paraprake të përvojës së pritshme të shijes.

Pjekuria optimale për konsum, temperatura e servirjes dhe rekomandimi i pjatës: Ky informacion është kryesisht kuptimplotë për servirjen e verës.

Pra, në vend të përdorimit të termave të huaja në etiketën e verës kosovare apo/ose shqiptare, propozoj të përdoret vetëm shenja AOK Anadrinia, AOK Zadrimja, AOK Mirdita e kështu me radhë, kjo mjafton sepse u nënshtrohet kontrollit me ligj të një vendi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori