LAJMI I FUNDIT:

Për opozitën është e pranueshme integrimi i PSP-së në PP, por nuk e pranojnë Ruskovskën si kryetare të saj

Për opozitën është e pranueshme integrimi i PSP-së në PP, por nuk e pranojnë Ruskovskën si kryetare të saj

Një tekst i ri i Ligjit për Prokurorinë Publike (PP) do të paraqitet para deputetëve në Kuvend javën e ardhshme, me të cilën Prokuroria e Speciale Publike do të integrohet në Prokurorinë Publike të tanishme për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Opozita pranon propozimin e qeverisë për integrimin e PSP-së në PP, por nuk pranojnë që ajo të udhëhiqet nga prokurorja Vilma Ruskovska. Për Ministrin e Drejtësisë Renata Desskoska, rasti “Haraçi” vetëm e përshpejtoi realizimin e idesë për të integruar PSP dhe PPO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë shtypi të premten njoftoi se javën tjetër do të propozohet në Kuvend një tekst i ri i Prokurorisë Publike, i cili përfshin ato pika të diskutuara nga opozita dhe të gjitha grupet parlamentare që janë të pranueshme për të gjithë, nëse jo për shumicën e deputetëve.


PSP-ja e re do të riemërohet në Prokurori Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me juridiksion mbi të gjithë territorin e vendit dhe garancitë për veprim të pavarur, i cili korrespondon me pozitën aktuale, por megjithatë është në hierarkinë dhe vartësinë e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të gjithë prokurorët nga PSP do të vazhdojnë të punojnë në këtë prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator dhe ata kanë të drejtë të rizgjidhen nëse dëshirojnë të kandidojnë.

Arsovski: Ruskovska nuk është e pranueshme për ne për kryetare të Prokurorisë
Lexo po ashtu Arsovski: Ruskovska nuk është e pranueshme për ne për kryetare të Prokurorisë

Partia opozitare OBRM-PDUKM e pranon propozimin e qeverisë për integrimin e PSP-së në PP por nuk pranon që ajo të kryesohet nga prokurorja Vilma Ruskovska.

Deskoska: Nuk duhet të ndërlidhet përgjegjësia personale me atë të institucionit
Lexo po ashtu Deskoska: Nuk duhet të ndërlidhet përgjegjësia personale me atë të institucionit

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje theksoi se ideja e integrimit të PSP-së në PP ishte vënë në tavolinë nga ana Ministrisë në negociata me opozitën për ligjin e ri për Prokurorinë Publike dhe tha se pret që OBRM-PDUKM të pranojë ligjin e propozuar nga Qeveria sepse departamenti për krimin e organizuar ka treguar se mund të merret me rastet e korrupsionit të lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori